TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 11:01

Përshkallëzohet lufta, sulme edhe në Bregun Perëndimor; ndërrojnë jetë 17 palestinezë

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet lufta, sulme edhe në Bregun Perëndimor;

Larg Gazës, 17 palestinezë kanë vdekur në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga e shtuna, sipas OKB-së. Mes të vdekurve janë katër fëmijë, me 295 të plagosur gjithashtu.

Bregu Perëndimor është i ndarë nga Gaza dhe nuk kontrollohet nga Hamasi.

Shumica e lëndimeve ishin si rezultat i përleshjeve me forcat e sigurisë, por 23 persona u plagosën pas sulmeve nga izraelitët, të shoqëruar nga forcat.

Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

Krahu i armatosur i Hamasit ka kërcënuar se do të vrasë një peng sa herë që Izraeli kryen një sulm ajror pa paralajmëruar civilët.

Lini një Përgjigje