
Forcat e armatosura të Hamasit së fundmi përmes një videoje të postuar në X (ish-Twitter) kanë treguar se si duket depoja e raketave nëntokësore, po ashtu edhe pamjet e lëshimit.
"Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t'u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,", kanë thënë grupi i Hamasit.
Ata shtojnë se do të përdorin pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.
Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.
Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.
Trupat e rreth 1550 terroristëve palestinezëve janë gjetur pranë kufirit të Gazës, në territorin izraelit. Kjo është bërë e ditur nga “Jerusalem Post”, në llogarinë e tij në X. Numri i të vdekurve palestinezë pas sulmeve izraelite është rritur në 687, deklaroi nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ndërsa të lënduarit janë 3726.
“Pushtimi izraelit zgjeron sulmet kundër ekipeve mjekësore, objekteve shëndetësore dhe ambulancave, duke rezultuar në vdekjen e 5 punonjësve shëndetësorë dhe plagosjen e 10 të tjerëve me lëndime të ndryshme”, thuhet në një deklaratë të ministrisë të postuar në Facebook.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se janë 750 persona të zhdukur dhe të paktën 100 pengje në duart e Hamasit. Mes tyre ka amerikanë, gjermanë dhe oficerë të ushtrisë izraelite.
Hamasi tha se pengjet civile do të ekzekutoheshin dhe vrasjet do të transmetoheshin nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim.
Les terroristes du #Hamas viennent de publier ces images de leur stockage souterrain de #missiles.
— Alla Poedie ???????????????? (@AllaPoedie) October 9, 2023
C'est au #financement de ce genre de tunnels souterrains en béton qu’allait aussi la généreuse aide #financière internationale à #Gaza, notamment les presque 700 millions d’€… pic.twitter.com/YfGLNy9mLI
Lini një Përgjigje