TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 09:14

"Gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak", zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shpërthen në lot para gazetares për viktimat në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

"Gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak",
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktimat e luftës që ka shpërthyer në Izrael. Në pamundësi për t’i mbajtur lotët, ai i kërkoi falje gazetares.

Kur prezantuesi përshkroi imazhet që tregonin gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak, Kirby nuk mundi ta mbante veten.

Duke ndaluar për disa sekonda përpara se të fillonte përgjigjen e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “është shumë e vështirë të shohësh këto imazhe”.

“Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, tha ai.

shtepia e bardhe lufta izrael palestine

Lini një Përgjigje