
1500 militantë të Hamasit kanë ndërruar jetë.
Ky fakt bëhet i ditur nga ushtria izraelite. Mësohet se trupat e pajetë janë gjetur rreth Rripit të Gazës.
Hecht shtoi se evakuimi i të gjitha komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës ishte pothuajse i plotë.
Kujtojmë se agresioni në Izrael ka hyrë në ditën e tij të katërt.
Ndërkohë një anëtar i lartë i grupit militant tha se Hamasi është gati për një luftë të gjatë me Izraelin dhe do të përdorë dhjetëra pengje që mbahen në Gaza për të siguruar lirimin e palestinezëve të ndaluar në Izrael dhe jashtë saj.
Gjatë një interviste Ali Barakeh, një anëtar i udhëheqjes së grupit në mërgim në Bejrut, tha se Hamasi ka një arsenal raketash që do të zgjasin një kohë të gjatë, raporton The guardian.
Lini një Përgjigje