
Luftimet pranë kufirit Izrael-Gaza janë të ashpra, prej gati tre ditësh. Një video po qarkullon në rrjet kur ekipi i medias CNN ka qenë duke raportuar nga kufiri, por kanë dëgjuar shpërthime të mëdha nga sulmet me raketa.
Siç shihet edhe nga video, gazetarja Clarissa Ward dhe ekipi i saj u detyruan të strehoheshin nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza.
Izraeli ka rivendosur plotësisht kontrollin mbi kufirin e tij me Rripin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë u shpreh në një deklaratë për shtyp se nuk ishte regjistruar asnjë infiltrim i mëtejshëm në 24 orët e fundit dhe se nuk kishte dëshmi të tuneleve ndërkufitare, sipas radios së ushtrisë, raporton Sky News.
“Duke parë nga jugu, ne kemi rivendosur pak a shumë kontrollin e plotë mbi gardhin kufitar. Shpresojmë se në orët e ardhshme do të jetë përfundimtar,” tha zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Richard Hecht. Ai shtoi se forcat izraelite kanë siguruar komunitetet përreth kufirit dhe kanë përfunduar pothuajse evakuimet në zonë.
Lini një Përgjigje