
55 yje të Hollywood-it i dërgojnë një letër Presidentit amerikan, Joe Biden.
Ata i kërkojnë të ndalet lufta në Gaza. Të famshmit kërkojnë për armëpushimin në Rripin e Gazës. Me këtë letër, ata i kërkojnë Biden-it të bëjë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe armëpushim në Gaza e Izrael, përpara se të humbasë një jetë tjetër.
“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm diplomatik, në përfundimin e armiqësive dhe ne i bashkojmë zërat tanë me ato të Kongresit Amerikan, UNICEF-it, Mjekët pa Kufij, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Shpëtimi i jetës njerëzore është një imperativ moral". Siç thotë UNICEF, "dhembshuria dhe ligji ndërkombëtar duhet të mbizotërojnë", thuhet ndër të tjera në letër.
Kjo e fundit vjen pas kërkesës së Biden-it drejtuar Kongresit Amerikan për të miratuar 14 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.
Lini një Përgjigje