Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë dramën e tij të zakonshme duke thënë se “nuk po fle natën” duke menduar për atë se si ta nxjerrë Serbinë fituese.
Kjo deklaratë vjen para takimit në Beograd me pesë emisarët evropianë të cilët sot paradite kanë takuar kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë.
Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë”, ka thënë kreu i shtetit serb, raporton Danas.
Ky takim i Vuçiçit me emisarët perëndimore vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, sulm i cili sipas emsiarit Miroslav Lajcak i ka ndryshuar shumë gjërat.
Ndërkohë përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se rikthimi në dialog është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve terroriste në veri. Ai tha se i kanë kërkuar Kurtit implementimin e marrëveshjeve si e vetmja rrugë drejt BE-së, kërkesë që do t’ia bëjnë edhe Beogradit.
Ai ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë më 24 shtator në veri të vendit, duke thënë se BE dhe NATO janë shumë të angazhuar në për fakte dhe beson shumë shpejt do të ketë informata.
Sipas tij sulmi në Banjskë ka ndryshuar gjithçka.
”Dialogu është më urgjent se kurrë. Kemi një plan, nuk mund të hyj në detaje por dialogu nuk ka alternativë. Deeskalimi dhe zgjedhjet në veri duhet të organizohen. Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të rasteve. Këtë nuk e duam as ne as ju”, tha ai.
Lajçak është pyetur edhe për jokonstruktivitet në dialog, për të cilin ishte akuzuar nga Kurti.
“Unë e mbaj anën e Bashkimit Evropian, jemi fokusuar në substancë”, tha ai.
Lini një Përgjigje