TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Tetor 2023, 10:19

20 kamionë me ushqime dhe ilaçe drejt Gazës, mbyllet pas 20 minutash pika kufitare e Rafahut

Shkruar nga Pamfleti

20 kamionë me ushqime dhe ilaçe drejt Gazës, mbyllet pas 20

Pika kufitare e Rafahut u mbyll menjëherë pasi kaluan 20 kamionë me ndihma drejt Gazës, raporton CNN.

Momenti i kalimit të kamionëve u transmetua drejtëpërdrejt nga televizioni egjiptian, ndërsa qytarët të shumtë nisën festën.

Ambasada amerikane njoftoi më herët se pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës do të hapet mëngjesin e sotëm për të lejuar edhe shtetasit e huaj të largohen nga Gaza.

Zyrat e mediave qeveritare të kontrolluara nga Hamasi thanë se kamionët ishin të ngarkuar me ilaçe, furnizime mjekësore dhe një sasi të kufizuar ushqimi të konservuar.

Punonjësit thonë se ato janë një pjesë e vogël e asaj që kërkohet për 2.2 milionë njerëz të grumbulluar në Gaza nën një bllokadë të vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.

Situata po përkeqësohet çdo ditë me spitalet në prag të kolapsit dhe banorët e Gazës po mbarojnë shpejt pa ushqim, ujë dhe furnizime të tjera mes bombardimeve pothuajse të vazhdueshme nga Izraeli.

Mbërritja e ndihmave vjen vetëm një ditë pas lirimit të dy pengjeve amerikane nga Gaza, i pari që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit, por liria e tyre shtoi pikëpyetjet për fatin e rreth 200 pengjeve të tjerë.

Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, dorëzoi pengjet në kufi ditën e djeshme, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare Natalie Raanan.

Për familjen e tyre, lirimi shënoi fundin e një makthi që filloi më 7 tetor, kur anëtarët e Hamasit kryen masakrën më të rëndë të hebrenjve që nga Holokausti, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz dhe duke rrëmbyer shumë në Gaza.

pike kufitare

Lini një Përgjigje