TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Tetor 2023, 15:38

“Pesëshja e madhe” mbërrin në Beograd, nisin takimin me Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
“Pesëshja e madhe” mbërrin në Beograd, nisin takimin
Pesëshja e diplomatëve perëndimorë në Beograd

Pesëshja e diplomatëve perëndimorë ka mbërritur në Beograd rreth orës 14:30.

Si fillim ata janë ndaluar në presidencën serbe dhe kanë nisur takimin me presidentin, Aleksandër Vuçiç.

Pesëshja e diplomatëve ndërkombëtarë të udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo, gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ata i kanë propozuar Kurtit një plan të ri për mënyrën se si duhet ecur përpara me dialogun.

Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vizita e “pesëshes së madhe” në Beograd dhe Prishtinë ishte paralajmëruar paraprakisht nga Brukseli për të diskutuar mbi procesin e dialogut, pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

 

beograd vuçiç

Lini një Përgjigje