TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Tetor 2023, 15:43

Mitsotakis dënon sulmet e Izraelit në Gaza: Ndërhyrjet ushtarake nuk janë zgjidhje e qëndrueshme

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis dënon sulmet e Izraelit në Gaza: Ndërhyrjet ushtarake

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij në samitin e paqes në Kajro, dënoi terrorizmin dhe humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm nga sulmet në Gaza dhe Izrael.

“Një mesazh kyç që duhet dalë nga sot duhet të jetë se ne të gjithë dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe dënojmë humbjen e jetëve dhe dëmin që u është shkaktuar civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe në Gaza që nga 7 tetori. Ka viktima të pafajshme nga të dyja palët. Ka civilë të mbajtur peng dhe nuk mund të diskutohet për paqe derisa ata të jenë të lirë”, tha Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek mbështeti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten por të jetë në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare.

“Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu dua të jem i qartë se dënimi kolektiv është i ndaluar nga ligjet e luftës. Dhe këto ligje janë krijuar për të siguruar që kur duhet të zhvillohet lufta, ka kufij se çfarë dëmi mund t'u bëhet qenieve të tjera njerëzore", theksoi ai.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se duhet një zgjidhje mes dy shteteve për konfliktin izraelito-palestinez teksa shtoi se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike

“E ardhmja e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me një rifillim të procesit të paqes mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete. Dhe një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë ne është se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike", tha ai.

mitsotakis izrael palestine

Lini një Përgjigje