TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2026, 07:14

42.8 miliardë $ në llogari; kush është njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

Shkruar nga Pamfleti
42.8 miliardë $ në llogari; kush është njeriu më i
Andrea Pignataro

55-vjeçari Andrea Pignataro është sot njeriu më i pasur në Itali, por mbetet një nga figurat më të rezervuara të financës evropiane.

Sipas Forbes, pasuria e tij ka arritur në 42.8 miliardë dollarë, duke lënë pas për herë të parë pas më shumë se katër vitesh Giovanni Ferrero, trashëgimtarin e perandorisë Ferrero.

I lindur në Bolonjë në vitin 1970 dhe me rezidencë në St. Moritz, Pignataro është themeluesi i Ion Group, një gjigant global në fushën e softuerëve financiarë. I diplomuar për ekonomi në Bolonjë dhe me doktoraturë në matematikë në Imperial College London, ai e nisi karrierën si broker në Salomon Brothers, përpara se në vitin 1999 të krijonte Ion, kompani e specializuar në fintech dhe automatizimin e proceseve financiare.

42.8 miliardë $ në llogari; kush është njeriu më i
Andrea Pignataro

Sot, platformat e Ion përdoren nga banka qendrore, institucione financiare dhe korporata të mëdha ndërkombëtare. Kompania ka blerë dhjetëra biznese, përfshirë Dealogic dhe Fidessa, duke ndërtuar një perandori që operon kryesisht larg vëmendjes publike. Për këtë arsye, Pignataro shpesh quhet “Bloomberg-u italian”, në krahasim me Michael Bloomberg.

Megjithëse jeton jashtë Italisë, ai ka investuar miliarda euro në ekonominë italiane vitet e fundit, duke blerë kompani si Cerved, Cedacri dhe Prelios. Emri i tij u përfshi edhe në një hetim fiskal në Itali, i cili u mbyll në vitin 2025 pas një marrëveshjeje me autoritetet tatimore dhe arkivimit të çështjes nga gjykata.

Diskret, i apasionuar pas lundrimit me vela dhe investimeve afatgjata, Pignataro përfaqëson modelin e miliarderit modern që ndërton pasuri përmes algoritmeve dhe teknologjisë, larg dritave të skenës, por në qendër të financës globale. 

andrea pignataro forbes

Lini një Përgjigje