TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 18:50

10 ditë pas katastrofës, nxirren në sipërfaqe mbetjet e nëndetëses “Titan”; asnjë shenjë për trupat e ekuipazhit!

Shkruar nga Pamfleti

10 ditë pas katastrofës, nxirren në sipërfaqe mbetjet e

Mbetjet e nëndetëses turistike “Titan” janë nxjerrë në sipërfaqe 10 ditë pas ngjarjes katastrofike, ku mjeti lundrues shpërtheu në ujërat e thellë të Oqeanit Atlantik duke lënë të vdekur të 5 anëtarët e ekuipazhit.

Ditën e sotme anija, Horizon Arktik e cila kishte ditë që ishte angazhuar në kërkimin e “Titanit” në fund të Oqeanit, mbërriti në portin e Shën Gjonit, në Kanada, së bashku me pjesët e gjetura të nëndetëses.

10 ditë pas katastrofës, nxirren në sipërfaqe mbetjet e

Disa minuta pasi anija u ankorua në anën jugore të portit, ekipet e hetuesve hipën në Horizon Arktik për të filluar punën e tyre. Nga mesi i ditës një vinç filloi të shkarkonte pjesët e nëndetëses në terminalin e Rojës Bregdetare Kanadeze.

10 ditë pas katastrofës, nxirren në sipërfaqe mbetjet e

Fillimisht u shkarkua një pjesë gjysmë rrethore që dukej se ishte hunda e nëndetëses, më pas u shkarkua një pjesë e panelit anësor e cila mbante logon e OceanGate.

10 ditë pas katastrofës, nxirren në sipërfaqe mbetjet e

Mbetjet e zhytësit  ato pjesë të fibrave të karbonit dhe tani do t'u dorëzohen hetuesve për të kuptuar se çfarë shkoi keq. Bordet e sigurisë së transportit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, si dhe Roja Bregdetare e SHBA dhe RCMP tani po hetojnë incidentin.

Ata mund të përpiqen ta bashkojnë anijen përsëri, sipas një eksperti të hetimeve detare që foli me CBC News në fillim të kësaj jave, teksa shtoi se nuk ka afate kohore për hetimin.

titani dalin mbetjet

Lini një Përgjigje