TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2026, 08:52

10 ditë në hapësirë, NASA pas rikthimit në Tokë të Artemis II: Austronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore!

Shkruar nga Pamfleti

 10 ditë në hapësirë, NASA pas rikthimit në Tokë

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s janë rikthyer në Tokë. Pas 10 ditëve në hapësirë NASA bëri me dije se 4 astronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Katër anëtarët e ekuipazhit në gjendje të mirë,” tha komandanti i Artemis II, Reid ëiseman teksa shtoi se ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të hollësishme mjekësore për siguri.

Anija kozmike Orion u ul në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë, pas një rihyrjeje të shpejtë dhe të vështirë në atmosferën e Tokës. Operacioni i rikthimit u realizua me sukses, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të siguruar kapsulën dhe ekuipazhin.

Në bord ndodheshin astronautët Reid ëiseman, Victor Glover dhe Christina Koch nga NASA, si dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen. Ata përfunduan një mision 10-ditor, gjatë të cilit udhëtuan rreth anës së largët të Hënës, duke testuar teknologjitë që do të përdoren në misionet e ardhshme.

Rihyrja në atmosferë ishte një nga momentet më kritike të misionit. Kapsula përballoi temperatura ekstreme deri në 2,760 gradë Celsius dhe një ndërprerje të përkohshme të komunikimit, përpara se parashutat të hapeshin dhe të mundësonin uljen e sigurt në oqean.

Artemis II shënoi gjithashtu disa momente historike, pasi Victor Glover u bë personi i parë me ngjyrë që udhëtoi rreth Hënës, Christina Koch gruaja e parë dhe Jeremy Hansen jo-amerikani i parë në një mision të tillë.

nasa artemis

Lini një Përgjigje