Dishepulli i Marine Le Pen dominon fuqishëm në Francë...
Ka ndodhur ajo që pritej. E djathta ekstreme duket se do të zaptojë Parlamentin Europian.
Sondazhet e dala pas mbylljes së zgjedhjeve evropiane tregojnë se partitë radikale të krahut të djathtë do të kenë fitore historike. Por goditja më e madhe ka ardhur në Gjermani dhe Francë.
Sipas rezultateve të exit polleve në Francë, Partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN), e udhëhequr nga 28-vjeçari Jordan Bardella (dishepulli i Marine Le Pen) pritet të marrë 33-34% të votave. Hera e parë që një parti franceze ka fituar më shumë se 30% në zgjedhjet evropiane që nga viti 1984.
Ndërsa lista makrone e Vale'rie Hayer do të marrë 14 deri në 15%. Kandidati i majtë (PS-Place publique) Raphael Glucksmann do të luhatej midis vendit të dytë dhe të tretë, midis 12.5% dhe 14% të votave. La France insoumise (dhe Manon Aubry, udhëheqëse e grupit të majtë në Parlamentin Evropian) do të mblidhnin midis 8.4 dhe 8.5%. Republikanët dhe Francois-Xavier Bellamy mund të kenë 7 deri në 7.2%. Ambientalistët, me Marie Toussaint, do të kishin midis 5 dhe 6.5%, pothuajse duke prekur pragun. Reconquete, partia e Eric Zemmour, e përfaqësuar nga Marion Mare'chal, do të ndiqte të Gjelbrit me një gamë midis 5 dhe 5.5% të votave.
Tërmet ka pasur dhe në Gjermani. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partia e tij, SPD, janë mposhtur plotësisht sipas exit poll-eve të para në Gjermani me ekstremistët e AfD që bëhen forcë e dytë duke shkaktuar një tërmet politik. Partia Popullore e CDU/CSU (një parti që i përket PPE) është partia kryesore me 30%. Ekstremistët e djathtë të AfD me 16% kalojnë socialistët e SPD me 14% duke dalë për herë të parë forcë e dytë në vend. Sipas exit polleve radha më pas është e tillë: Të Gjelbrit 12,5%, BSË 6%, FDP 5%, Sinistra (Linke) 3% Volt 3%.
Kreu i AfD-së, Tino Chrupalla ka shprehur gëzimin për arritjen në këto zgjedhje edhe pse rezultatet finale pritet të dalin në orët e para të mëngjesit.
“Loja mbaroi dhe kemi një super rezultat, një rezultat rekord. Ne kemi pothuajse 50% të votuesve të rinj në Evropë”, tha ai. Ndërkohë, Kevin Kühnert, sekretari i përgjithshëm i Social Demokratëve të kryeministrit Olaf Scholz ka shprehur dëshpërimin duke thënë: "Kjo është një humbje e rëndë për ne sot".
Në Spanjë dominojnë konservatorët. Partido Popular (PP) kanë fituar ngushtë zgjedhjet në Spanjë, sipas një sondazhi nga RTVE dhe Forta.
Me 32.4% të votave, PP do të merrte midis 21 dhe 23 eurodeputetë, nga 13 që tani. Por socialistët e kryeministrit Pedro Sánchez po e mbajnë qëndrimin e tyre, me 30.2% të votave dhe 20 me 22 eurodeputetë, nga 21 që kanë sot. Partia e ekstremit të djathtë Vox do të përmirësonte përfaqësimin e saj, nga 4 tani në 6 deri në 7 eurodeputetë. Aleanca e majtë e Sumar, partneri i vogël i koalicionit të Sanchez, do të siguronte 3 deri në 4 vende, ndërsa Podemos, një tjetër parti e majtë, do të vendoste midis 2 dhe 3 ligjvënës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje