
Ashtu si Olaf Scholz, duket se disfatë në zgjedhje ka pësuar edhe partia e Emmauel Macron në Francë.
Sipas rezultateve të exit polleve, të publikuara paraprakisht nga gazeta belge “Le Soir”, Jordan Bardella (dishepulli i Marine Le Pen) prite të marrë marrë 33-34% të votave. Ndërsa lista makrone e Vale'rie Hayer do të marrë 14 deri në 15%. Kandidati i majtë (PS-Place publique) Raphael Glucksmann do të luhatej midis vendit të dytë dhe të tretë, midis 12.5% dhe 14% të votave. La France insoumise (dhe Manon Aubry, udhëheqëse e grupit të majtë në Parlamentin Evropian) do të mblidhnin midis 8.4 dhe 8.5%. Republikanët dhe Francois-Xavier Bellamy mund të kenë 7 deri në 7.2%. Ambientalistët, me Marie Toussaint, do të kishin midis 5 dhe 6.5%, pothuajse duke prekur pragun. Reconquete, partia e Eric Zemmour, e përfaqësuar nga Marion Mare'chal, do të ndiqte të Gjelbrit me një gamë midis 5 dhe 5.5% të votave.
Lini një Përgjigje