TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2023, 10:28

"Tërmet" në qeverinë britanike, japin dorëheqjen edhe 2 ministra të tjerë pas shkarkimit të Braverman

Shkruar nga Pamfleti
"Tërmet" në qeverinë britanike, japin dorëheqjen
Rishi Sunak

Ka dhënë dorëheqje ministri i Arsimit Nick Gibb dhe gjithashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës. Pak minuta më parë u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

Sipas Sky News, ka dhënë dorëheqje ministri i Arsimit Nick Gibb dhe gjithashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Në një postim në X, Gibb shkruan se "gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord”.

Gibb, i cili ka punuar për arsimin në qeveri për gati një dekadë, shtoi se "ka qenë një privilegj të shërbeja si ministër".

“Kam bërë fushatë për Rishi Sunak verën e kaluar dhe mbetem një mbështetës entuziast i udhëheqjes së kryeministrit", tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, O’Brien shkroi gjithashtu se "ka qenë një privilegj të shërbeja në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Kujtojmë se, Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman u shkarkua ditën e sotme nga kryeministri Rishi Sunak pas kritikave për protestat pro-palestineze, e cila tha se janë shqetësuese.

Është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet nga e njëjta punë në pak më shumë se një vit. Liz Truss e urdhëroi atë të jepte dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar pas disa javësh në detyrë, për dërgimin e informacionit konfidencial te një deputeti nga një adresë emaili private.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman pas shkarkimit të saj u shpreh se ishte ndjerë e privilegjuar që kishte qenë sekretare e Britanisë. 

Braverman u shpreh se po pret kohën e duhur pasi ka më shumë për të thënë. 

“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”, tha Braverman.

Gjithashtu, sipas raportimit të gazetës britanike The Sun thuhet se James Cleverly është Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Clerverly u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u shkarkua.

shkarkim nga detyra doreheqje britania e madhe

Lini një Përgjigje