
Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor Solingen, në Gjermani.
Sipas "Bild", një burrë goditi me thikë kalimtarët gjatë një festivali në qendër të qytetit. Festivali ishte organizuar për 650 vjetorin e qytetit të Solingen
Autori besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim, ndërkohë autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.
Viktimat janë një grua dhe dy burra nga Solingeni dhe Dyseldorfi. Duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, hetuesit e klasifikojnë krimin si një sulm terrorist.
“Sulmuesi goditi njerëzit në mënyrë të rastësishme me një thikë. Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po hetojmë për një sulm”, thanë autoritetet policore.
Lini një Përgjigje