
Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka sulmuar me dron drejt Moskës mëngjesin e sotëm.
Ministri ukrainas Mykhailo Fedorov tha se Kievi ka qenë ai që ka kryer sulmet me dron ndaj kryeqytetit rus, Moskës dhe Krimesë gjatë natës.
“Dronët sulmuan kryeqytetin e ‘bishave’ dhe Krimenë. Lufta elektronike dhe mbrojtja ajrore po bëhen gjithnjë e më pak të afta për të mbrojtur qiejt e pushtuesve. Do të ketë shumë të tjerë”, shkruan Mykhailo Fedorov, ministri ukrainas i transformimit dixhital, në një postim në Telegram.
Sipas mediave, ministria e Fedorov është përgjegjëse për iniciativën ukrainase “Ushtria e Dronëve”, plani i qeverisë për prokurimin e dronëve.
Ukraina pothuajse asnjëherë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet që kanë ndodhur në tokën ruse ose në territoret e pushtuara nga Rusia gjatë luftës, por kohët e fundit ka pranuar rolin e saj në shpërthimin e madh të urës së Krimesë në tetor.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina lëshoi 17 dronë drejt Krimesë gjatë natës deri mëngjesin e së hënës, duke iu referuar sulmeve në gadishullin i cili u aneksua ilegalisht nga forcat ruse në vitin 2014, duke e quajtur si një “sulm terrorist”.
Gjithashtu, një depo municionesh ruse u godit nga sulmi me dron ukrainas në Krime.
Lini një Përgjigje