TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2023, 08:38

Pas Rodosit edhe Korfuzi nën "pushtetin" e flakëve, lëshohet urdhër për evakuimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Pas Rodosit edhe Korfuzi nën "pushtetin" e flakëve,

Greqia po "pushtohet" nga flakët. Pas Rodosit, Korfuzi është ishulli i fundit grek që ka lëshuar urdhër për evakuuim, pasi zjarri është përhapur.

Urdhri në këtë ishull vjen pasi rreth 19.000 persona janë evakuuar nga ishulli tjetër grek Rodos.

Shumë persona janë detyruar të ikin nga hotelet, pasi zjarret kanë vazhduar të përhapen në qebdrën e ishullit grek.

Greqia ka regjistruar ditëve të fundit temperaturë mbi 40 gradë Celsius dhe për pasojë në disa zona kanë shpërthyer zjarre.

Presidenca greke ka njoftuar se plani që e hëna të shpallet festë kombëtare, tani është anuluar, si pasojë e “kushteve të jashtëzakonshme në shtet, për shkak të zjarreve”.

Korfuzi, që gjendet në Detin Jon në veriperëndim të Greqisë është destinacion i vizituar nga shumë turistë, kryesisht ata britanikë.

korfuz zjarr evakuim

Lini një Përgjigje