
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku 52-vjeçari Argon Gjyla humbi jetën pasi ishte futur në lumë për t’u larë.
Sipas mediave italiane, shqiptari humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio të Italisë.
Pasi kishte ngrënë drekë, 52-vjeçari ishte futur në ujë për t’u freskuar. Por pasi kishte hyrë në ujë, ai nisi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u zhduk nën ujë. Disa persona u futën për ta ndihmuar dhe arritën ta nxirrnin në breg.
Një helikopter e dërgoi në spital, por fatkeqësisht humbi jetën pak pasi mbërriti.
Lini një Përgjigje