TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2023, 10:24

Lidhje me grupet kriminale, arrestohet ish-kreu i policisë në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Lidhje me grupet kriminale, arrestohet ish-kreu i policisë në Malin e

Ish-drejtori i Policisë në Malit të Zi, Veselin Veljoviç, është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe EUROPOL, pasi akuzohet për krijim të organizatës kriminale dhe shpërdorim detyre.

Veselin Veljoviç ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.

Gjatë karrierës së tij në krye të sektorit të sigurisë, Veselin Veljoviç shpesh është akuzuar nga partitë opozitare, disa organizata joqeveritare dhe media për mostransparencë, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit, besnikëri të padiskutueshme politike ndaj Milo Gjukanoviçit, por edhe për përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.

Pas përfundimit të mandatit të parë, Veljoviç ka qenë këshilltar i presidentit të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në kohën e Qeverisë së Millo Gjukanoviçit, nga viti 2014, ka qenë edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lini një Përgjigje