
Një tanker turk që transportonte naftë të papërpunuar është shënjestruar nga një sulm me dron në Detin e Zi, pranë Stambollit, raportoi televizioni NTV.
Sipas burimit, sulmi ndaj anijes M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare larg Ngushticës së Bosforit. Të dhënat e gjurmimit detar tregojnë se cisterna e tipit Suezmax ishte e ngarkuar plotësisht me rreth 1 milion fuçi naftë të papërpunuar ruse të tipit Urals, e nisur nga porti i Novorossiysk.
Anija Altura figuron nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, ndërsa nuk është e përfshirë në listat e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
Sipas portalit turk të transportit detar HaberDenizde, një shpërthim është regjistruar në urën e anijes, ndërsa uji ka depërtuar në dhomën e motorëve. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.
Turqit kujtojne se akoma jane Ottomane. Harrojne qe i perkedhelin nga qe kane Ngushticen e Dardaneleve, se po te qe ndryshe do i kishin gelltitur te gjalle qelbesirat e pabese. Nuk e di se si Shqiptaret i pelqejne e sidomos ata matane kufirit qe bejne be, pasha turkin bre.