TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2025, 18:40

Sulm me armë në Suedi, raportohet për 3 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në Suedi, raportohet për 3 viktima

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendër të Uppsalës të martën pasdite, raportojnë mediat suedeze. Nga raportimet e para mësohet se operacioni policor nisi pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa të paktën 3 persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Vaksala, ndërsa policia u njoftua nga dëshmitarët në vendngjarje që dëgjuan disa shpërthime që tingëllonin si të shtëna me armë zjarri.

Policia ka rrethuar një zonë të madhe dhe po heton se çfarë ka ndodhur.

Uppsala ndodhet rreth 70 km në veri të Stokholmit dhe njihet si një qytet studentor.

Lini një Përgjigje