TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Korrik 2024, 12:33

Zuzari Edi Shalsi e kapter Alfred Peza, ndërprenë sinjalin e RTSH- Kuvend kur nisën pyetjet për vjedhjet e Bankers

Shkruar nga Pamfleti
Zuzari Edi Shalsi e kapter Alfred Peza, ndërprenë sinjalin e RTSH-
Alfred Peza dhe Eduard Shalsi

Sipas Anti-krimit e SHISH, kur Shalsi ishte ministër anti-korrupsioni e biznesesh, ka marrë mijëra Euro në këmbim të raporteve false që bënte për të fshehur vjedhjet e “Bankers”, ndërsa kapter Peza, në nëntor 2023 ka marrë 500 mijë Euro dorazi për sponsorizimin e festivalit të këngës, të cilat nuk i ka arkëtuar në llogarinë e RTSH...

Realisht, qendrën e zërit me figurë të quajtur RTSH, nuk e shikojnë shqiptarët, madje as Babloku, ministrat dhe as vetë kapter Alfred Peza; por ky si drejtor i përgjithshëm, nëpërmjet ekranit të RTSH, kryen shërbime klienteliste për kompani mafioze që kanë marrë pasuritë strategjike me koncesione.

Një shërbim të tillë, kapter Peza e bëri ditën e mërkurë, duke ndërprerë sinjalin e kanalit “RTSH-Kuvend”, në momentin kur në Komisionin Parlamentar të Ekonomi-Financave, filloi debati për vjedhjet që po bënë kompania mafioze “Bankers”.

Transmetimi u ndërpre, kur kryetarit Eduard Shalsi, iu kërkua që të mos ngrihej n/komision për marrjen peng të KLSH-ës, por të ngrihej grup pune me deputetë të këtij komisioni, për të hetuar aktivitetin koncesionar, prodhues e financiar të kompanisë “Bankers”.

Por gjatë zhurmnajës që krijoi qëllimisht vetë Shalsi, ky u pa të dërgonte mesazh me celular, menjëherë pas të cilit u ndërpre transmetimi i seancës në kanalin “RTSH-Kuvend” dhe në televizionet që i shërbejnë qeverisë dhe që bëjnë reklamën e “Bankers”.

Xhambazi Eduard Shalsi, udhëroi kapter Alfred Pezën, të ndërpriste transmetmin e kërkesës, për hetimin e vjedhjeve të “Bankers” mes tyre kërkues dhe deputeti Braçe; sepse dihet që Shalsi ka detyrime ndaj bosëve të kësaj kompanie, që prej 22 vitesh po merr falas naftën e Shqipërisë.
Eduard Shalsi, duke ndërperë transmetimin e seancës së komisionit parlamentar, bëri një shërbim të detyruar ndaj “Bankers”, mbasi gjatë viteve Ministër Shteti për Çështjet Vendore e Anti-korrupsionin dhe Ministër i Bizneseve; sipas Anti-krimit e SHISH, ka marrë çanta me mijëra Euro, në këmbim të raporteve false që bënte për fshehur vjedhjet e kësaj kompanie.

Përveç zbatimit të udhërit që i dha xhambaz Shalsi, kapter Peza bëri një shpërblim mbasi siç thuhet, në nëntor 2023 ka marrë nga “Bankers”, 500 mijë Euro dorazi për sponsorizimin e festivalit të këngës, të vilat nuk i ka arkëtuar në llogarinë e RTSH./Pamfleti

edi shalsi alfred peza rtsh- kuvend

Lini një Përgjigje