TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Janar 2025, 13:42

Ylli Ujka, ‘oligarku’ nga Lezha pastrim parash në kulla dhe grabitje pronash; organizatori i takimeve të Kryeministrit në diasporë legjitimon paratë e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Një kullë 40-katëshe e quajtur 'Grand Park Skyline', parqe fotovoltaike dhe investitor strategjik...

Ylli Ujka, ‘oligarku’ nga Lezha pastrim parash në kulla dhe

Nëse menduat se Tirana nuk kishte më vend për kulla, gaboheni. Në hyrje të Liqenit Artificial, ngjitur me Gardën e Republikës, do të ngrihet një tjetër simbol i betonizimit të kryeqytetit, “Grand Park Skyline”. Një kullë 40-katëshe që, përveçse do jetë betoni i radhës, do të strehojë edhe një hotel superluksoz nën logon e ''Philipp Plein''.

Po kush qëndron pas këtij 'përbindëshi' të ri urbanistik?

“X One shpk”, një kompani me një kapital modest prej vetëm 1 milion lekësh, që çuditërisht po ngre investime miliona euroshe. Dhe ja ku fillon telenovela e korrupsionit: aksionerët kryesorë janë Ilir Trebicka, mik i ngushtë i Bablokut që nga koha e basketbollit dhe Ylli Ujka, biznesmeni që e ndjek kryeministrin si hije në çdo udhëtim jashtë shtetit. Ndërtimi i kësaj kulle nuk është një projekt i zakonshëm. Për ta ngritur këtë 'përbindësh', është cënuar Parku i Liqenit , një zonë që duhet të shërbente si mushkëri për qytetin. Kjo nuk është thjesht një shkelje urbane, por një goditje e rëndë ndaj hapësirave të gjelbra të Tiranës, që çdo ditë e më shumë po shndërrohen në beton.

Ylli Ujka, ‘oligarku’ nga Lezha pastrim parash në kulla dhe

Një nga aksionerët kryesorë të kompanisë “X One,” Ylli Ujka, është një figurë e njohur për aktivitetet e tij të dyshimta. Ai nuk është thjesht një mashtrues që hiqet si biznesmen i suksesshëm. Ujka është i njohur si pastrues parash i grupeve kriminale, duke përdorur projektet dhe marrëveshjet e dyshimta për të fshehur origjinën e parave të pista.

PR që Ylli Ujka i bën vetes është mahnitës, por është e gjitha një fasadë dhe 'supermashtruesi' e ka kuptuar se është mënyra e vetme për të depërtuar në tepsinë e pushtetit. Ujku i Lezhës pozon me politikanë të rëndësishëm, ulet në tavolinat e tyre duke u prezantuar si një biznesmen i suksesshëm i diasporës, më pas sinjalizon grupet kriminale dhe pastron paratë e tyre në ndërtim kullash, në investime stratigjike si edhe në projekte të mëdha. Nuk është aspak cudi që tani që Bablokut i duhet vota e diasporës, ka dale në skenë edhe 'Ujku i Lezhes'. Lidhjet e tij me grupe kriminale dhe aftësia për të ndërtuar rrjete klienteliste janë ndër arsyet pse kompania “X One” ka arritur të sigurojë projekte të mëdha dhe fitimprurëse.

Një nga skemat e tij më të njohura përfshin përvetësimin e pronave të kushërinjve të tij në Lezhë, me premtimin e rremë se do të realizonte një investim strategjik prej 300 milionë eurosh në 'Ranën e Hedhun'. Ky premtim kurrë nuk u realizua, ndërsa pronat përfunduan në duart e tij.

Ylli Ujka, ‘oligarku’ nga Lezha pastrim parash në kulla dhe 

Për të qeshur e për të qarë. Kompania X One e 'supemashtruesit' ka marrë 4 milionë metra katrorë tokë në Poliçan për fotovoltaike, për vetëm 700 mijë euro në vit.

Ylli Ujka, ‘oligarku’ nga Lezha pastrim parash në kulla dhe

Tenderin e "fitoi" sepse... askush tjetër nuk mori pjesë! Pavarësisht se qindra kompani kishin shprehur interes. Ironik fakti që, oferta e X One ishte fiks çmimi dysheme i vendosur nga Bashkia Poliçan. E gjitha kjo duket më shumë si një pazar i mbyllur në errësirë, ku dihet se kush duhet të dalë fitues.

Ky është vetëm fillimi! Një oligark i ri i panjohur po shfaqet në Shqipëri, me një synim të qartë: Një pjesë të madhe në tortën e pushtetit pas zgjedhjeve 2025…/ Pamfleti

 

ylli ujka philipp plein tirana grand park skyline

Lini një Përgjigje