Bungo ka përfituar nga fondet e RTSH duke u shfaqur si Drejtor Programi edhe si Autor Skenari, në konflikt të pastër interesi...
Nuk kanë fund vjedhjet dhe babëzia në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Emërimi i Alfred Pezës padyshim e ktheu RTSH në një institucion aferash dhe emërimesh nepotike, por ai nuk ka qenë i vetmi. Edhe ata që nuk pajtoheshin me të, në fakt në prapaskenë kanë përfituar prej tij.
“Pamfleti” po publikon sot dokumente ekskluzive, të cilat tregojnë se si Leka Bungo, Kryetari i Këshillit të RTSH, ka përfituar nga fondet e televizionit publik në shkelje flagrante të ligjit. Por çfarë ka ndodhur konkretisht?

Në dhjetor të vitit 2023, Lega Bungo i propozon Alfred Pezës një emision njëditor, natën e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për emisionin “Gëzuar”, i cili është transmetuar në datën 31 dhjetor 2023 nga ora 22.00 deri në orën 24.00. Pra dy orë. Për dy orë, Leka Bungo ka përfituar 4 milionë lekë të vjetra.
Por problemi nuk është te shuma, problemi është te shkelja e ligjit. As kryetarit dhe as anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk u lejohet me ligj të përfitojnë nga projektet e RTSH. Pra kemi konflikt të pastër interesi, pasi një drejtues i jep projekte vetes duke përfituar nga fondet e televizionit. Është njësoj, si për shembull një minisitër Bujqëise të hapë një fermë dhe të marrë programe mbështetëse. Shkelja e ligjit është flagrante.

Por historia është më e thellë. Kontrata është firmosur nga Alfred Peza, në dhjetor 2023. Ishte koha kur Leka Bungo i bllokonte në Këshill emërimet e drejtorëve Pezës. Si duket ky i fundit e bleu me 4 mln lekë të vjetra.
Detajet
Për të vjedhur sa më shumë nga ky projekt, Leka Bungo përfiton edhe si Drejtor Programi edhe si Autor Skenari.
Kontrata mes tyre është lidhur më 29 dhjetor. Bëhet fjalë për një program, ku Bungo i ka “rënë qylit”. Pra nga ora 22.00 dhe deri në mesnatë janë transmetuar këngë dhe humor i vjetër dhe për këtë arsye ai ka marrë 4 mln lekë.

“"Gëzuar" është një program në llojin e spektaklit televizive, i fokusuar në dy elementë bazë Humori dhe Kënga. Materialet humoristike dhe muzikore e përzgjedhura do të risjellin për publikun nostaligj interpretimet ndërvite të aktoreve dhe këngëtarëve më të njohur. Programi është një prodhim ekskluziv i RTSH-së, për periudhën kohore dhjetor 2023; Kohëzgjatja e programit do jetë 120 minuta dhe do të transmetohet në datën 31.12.2023, nga ora 22:00 deri në orën 24:00 në kanalin RTSH 1HD; Bordi Artistik i RTSH-së me Vendimin nr. 25 të datës 21.11.2023 ka miratuar projektin nga pikëpamja artistike. Për këto arsye
VENDOSA:
1. Të miratoj projektin artistik me titullin "Gëzuar", si një prodhim ekskluziv i Radio Televizionit Shqiptar, për periudhën kohore dhjetor 2023.
• Kohëzgjatja e programit 120 minuta dhe do të transmetohet në datën 31.12.2023, nga ora 22:00 deri në orën 24:00 në kanalin RTSH 1HD;

2. Vlera financiare e projektit është në shumën 410.000 (katërqind e dhjetëmijë) lekë, sipas tarifave dhe preventivit financiar të buxhetit të prodhimit të projektit artistik.
3. Drejtoria e Shitjes dhe Promocionit të marrë masa për thithjen e reklamës gjate transmetimit audioviziv të projektit artistik”, thekson dokumenti.
Pra duket qartë se kua ka arritur babëzia. Kreu i Këshillit të RTSH shpik një program dhe për çfarë, për të marrë 4 mln lek të vjetra. /Pamfleti
Lini një Përgjigje