
Burimet brenda tatimeve bëjnë të ditur se ka mbërritur në SPAK një denoncim i fortë për korrupsion ndaj Luan Bregasit...
Katër vjet pas odisesë dramatike të punonjësve më të aftë të Birra Tirana, që ishin ajka e specialistëve të ndërmarrjes më të njohur në Tiranë, kanë fituar mbi Luan Bregasin.
I cili i rrëzoi një ditë të bukur, thjesht që të mos i kishte nëpër këmbë, e të shiste një nga perlat e ekonomisë shqiptare për terren ndërtimi.
‘Pamfleti’ ka qenë media e vetme që ka raportuar mbi në skandal të rëndë të Luan Bregasit dhe skllevërve të tij, kur larguan teknologët më të mirë të ‘Birra Tirana’ vetëm e vetëm se ata nuk e pranuan që ta kthenin prodhimin e një prej krenarive shqiptare, në pleh. Të prodhonin birrë me maja të skaduar dhe gaz karbonik jashtë standardeve. Kjo bëri që Luan Bregasi në vitin 2020, duke pasur pushtetin e madh ekonomik dhe politik, të largonte ajkën e specialistëve të ndërmarrjes e t’i denonconte në polici për një vepër që kurrë s’e kishin kryer.
Ky denoncim shkaktori realisht shkatërrimin e ‘Birra Tirana’, pasi u vunë përballë njerëzit që i kishin dhënë jetë asaj ndërmarrrjeje, apo atij brandi me pasion, profesionalizëm e përkushtim, e servilët e Bregasit. Kjo kohë pati shumë drama, mbi të gjitha vdekjen e kryeteknologut Fatmir Pema, i cili ja kushtoi jetën kujdesjes për formulën kimike të fermentimit të një produkti që dikur ishte krenaria shqiptare e sot ka humbur.
Pas 5 vitesh, të gjithë të akuzuarit, jo vetëm që i kanë fituar të gjitha gjyqet me Luan Bregasin, por edhe kanë arritur të zbulojnë të vërtetën e madhe dhe skandalin e mashtimit me tatimet, materialet e skaduara, mos pagesën e doganave, sigurimeve shoqërore, por edhe rrogave, të cilat vetë Edi Rama i ka deklaruar publikisht.
Sot që flasim, të gjithë të denoncuarit e Luan Bregasit janë fitues, dhe Bregasi vetë është një i dënuar. Natyrisht nuk mund të quhet i pandehur, pasi fshihet nën mbrojtjen politike të Edi Ramës, që e nxerr në çdo takim biznesesh. Por burimet brenda tatimeve bëjnë të ditur se ka mbërritur në SPAK një denoncim i fortë për korrupsion ndaj Luan Bregasit.
Denoncim që ka ndikuar edhe në mos miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit i një kulle që Luani po e lobon prej kohësh në Komunën e Parisit. Kullë, që Bregasi ka hapur fjalë që do ta japë Edi Rama pasi është mbi 12 kate.
Kulla është në një sipërfaqe të vogël, fare pranë shtatores së Selam Musait te Komuna e Parisit. Por deri tani, leja nuk është firmosur, gjë që e ka futur në ankth Bregasin, pasi në radhë janë oligarkë më me peshë se ai. Nëse ai nuk e merr këtë leje, ia marrin të gjithë asetet./Pamfleti
Lini një Përgjigje