TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Dhjetor 2024, 16:29

TEC me gaz e mazut, si Bashkim Ulaj pritet të helmojë Roskovecin; banorët në protestë

Shkruar nga Pamfleti

TEC me gaz e mazut, si Bashkim Ulaj pritet të helmojë Roskovecin;

Banorët kërkojnë të anulohet vendimi për ndërtimin e HEC-it...

Pasi zaptoi tokat e banorëve të Fushë Krujës, oligarku Bashkim Ulaj duket se ka shkaktuar konflikt edhe me banorët e Roskovecit. Babloku i dha lejen për ndërtimin e TEC-it në Roskovec, TEC i cili rrezikon të helmojë gjithë zonën. Bëhet fjalë për një TEC që do të punojë me gaz dhe mazut.

Në mbledhjen e 18 dhjetorit, qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit me kapacitet të instaluar prej 170 MW. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a, e cila aksionere ka kompaninë greke "DEPA COMMERCIAL S.A", 35%, kompaninë tjetër greke "GEK TERNA Holdings", 35%, ndërkohë që "GENER 2" zotëron 30% të aksioneve. Por sipas zërave, në fakt kompanitë e tjera janë sa për sy e faqe, pasi fijet i lëviz Bashkim Ulaj, i cili ka dy vite që lobon për këtë projekt.

Më 26 mars 2024, në 10 minuta mbledhje të Këshillit Bashkiak të Roskovecit të rrethuar me polici dhe duke kërcënuar këshilltarët e opozitës; këshilltarët e PS miratuan lejen për ndërtimin e TEC-it me raporte mjedisore false e pa bërë asnjë konsultim me banorët. Në lojë ka hyrë dhe Engjëll Agaçi, sekretari i kryeministrit, i cili ka lobuar fort te bashkia dhe këshilltarët.

Banorët e fshatrave Suk-1, Suk-2, Arapaj, Strum, Velmish, Drenovicë, Samaticë, Rrëzë, Gorican, Kutalli etj, gjatë protestës para Bashkisë së Roskovecit ditën e miratimit të lejes, deklaruan se kompleksi i TEC-eve me gaz e mazut, që do ndërtohet në zonën Suk-1, është investim dhe biznes i Engjëll Agaçit.

TEC me gaz e mazut, si Bashkim Ulaj pritet të helmojë Roskovecin;

Sot ata dolën sërish në protestë. Në shenjë revolte ata i kanë vënë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketimin e TEC-it. Të indinjuar, banorët thanë se impianti që do të prodhojë energji gazi do të shkaktojë ndotje të mjedisit, dëme për shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera. Ata kërkuan të anulohet leja për ndërtimin e TEC-it.

Kjo është zonë blegtorale e bujqësore. Mbi 750 ha sera që prodhojnë për vendin tonë, BE e Ballkanin. Kjo është tokë buke Kemi ardhur deri në Tiranë por kryeministri s’na dëgjon”, thotë një banor.

I bëj thirrje kryeministrit. Ne jemi pro të votojmë, vetëm të anulojë këtë. Shumë banorë kanë frikë të dalin se i ka bërë presion zonja kryetare e bashkisë”, tha një tjetër banor i zonës.

TEC me gaz e mazut, si Bashkim Ulaj pritet të helmojë Roskovecin;

E vërteta e lejes së këtij TEC-i, është kështu: Qeveria e miratoi ndërtimin në datën 18 dhjetor 2024, shoqëruar me përcaktimin e zonës së ndërtimit, Roskovecin, sipërfaqen, kapacitetin prodhues të energjisë, afatin e shfrytëzimit si PPP dhe specifikimet teknike, teknologjike e mjedisore, që do të zbatojë kompania “Fier Thermoelectric Sh.a”.

Por kompania “Fier Thermoelectric Sh.a”, është krijuar në datën 28 shtator 2022, ose 2 vite e 3 muaj para se të dilte vendimi i Bablokut; i cili, nuk është rastësor që ka të njëjtët specifikime dhe zonën Roskovec, siç i ka vendosur qeveria në datën 18 dhjetor 2024.

Ky fakt, dëshmon për pazar paraprak mes Bablokut e Bashkim Ulajt, për të ndërtuar dhe shfrytëzuar TEC-in në Roskovec, që tashmë është bërë vendim qeverie dhe do të ndërtohet e do të helmojë krejt zonën, nëse do ta lejojnë banorët. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje