
Dy ortakët grekë janë pjesë e klaneve pranë kryeministrit Micotaqis, të cilët, 90% të sasisë së energjisë që do prodhojë TEC-i i Roskovecit, do ta çojnë në Greqi; 10% do t’i jepet kompanisë “Bankers”, ndërsa për banorët do ngelet vetëm tymi kancerogjen deri në vitin 2074...
Koha tregoi, se projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i kancerogjen i Bashkim Ulajt, Ëngjëll Agaçit e grekëve që janë pjesë e qarqeve pranë kryeministrit Micotaqis.
Në mars 2024, “Pamfleti” denoncoi pazarin mes kryeministrit Edi Rama dhe oligarkut Bashkim Ulaj, me palë përfituese edhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për ndërtimin e TEC-it në Roskovecit.
Denoncimi ynë, u vërtetua në datën 18 dhjetor 2024, kur Edi Rama firmosi vendimin e qeverisë, për miratimin e ndërtimit dhe shfrytëzimin e TEC-it në Roskovec, me PPP për 49 vite.

Investitore, ndërtuese dhe shfrytëzuesve e TEC-it të Roskovecit, do jetë kompania “Fier Thermoelectric Sh.a”, me 70% pronësi dy grekët Efstathios Natsis e Georgios Kouvaris, ndërsa 30% pronësi e ka oligarku Bashkim Ulaj, me adresë te kulla e tij “Aba Business Centër”-Tiranë.
Por dokumenti zyrtar që po publikon “Pamfleti”, zbulon faktin se Bashkim Ulaj e kishte kaparosur 2 vite më parë, pazarin për lejen e ndërtimit të TEC-it në Roskovoc, duke bërë gati dokumentacionin, ndërsa Edi Rama dhe minisrat e firmosën, siç vepruan edhe me landfillet.
E vërteta e lejes së këtij TEC-i, është kështu: Qeveria e miratoi ndërtimin në datën 18 dhjetor 2024, shoqëruar me përcaktimin e zonës së ndërtimit Roskovecin, sipërfaqen, kapacitetin prodhues të energjisë, afatin e shfrytëzimit si PPP dhe specifikimet teknike, teknologjike e mjedisore, që do zbatojë kompania “Fier Thermoelectric Sh.a”.
Por kompania “Fier Thermoelectric Sh.a”, është krijuar në datën 28 shtator 2022, ose 2 vite e 3 muaj para se të dilte vendimi i Bablokut; i cili, nuk është rastësore që ka të njëjtët specifikime dhe zonën Roskovec, siç i ka vendosur qeveria në datën 18 dhjetor 2024.
Ky fakt, dëshmon për pazar paraprak mes Bablokut e Bashkim Ulajt, për të ndërtuar dhe shfrytëzuar TEC-in në Roskovec, që tashmë është bërë vendim qeverie dhe do ndërtohet e do helmojë krejt zonën, nëse do ta lejojnë banorët.
Madje Bashkim Ulaj dhe dy ortakët grekë, 1 vit para krijimit të kompanisë së TEC-it, kishin parashikuar që lejen do ta miratonte kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, këshilli bashkiak, Prefekti i Qarkut-Fier, KKRT dhe Ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Konktretisht, më 26 mars 2024, në 10 minuta mbledhje, kryebashkiakja Majlinda Bufi dhe këshilltarët e PS, miratuan TEC-in, me raporte mjedisore false e pa konsultim me banorët.
Gjatë një takimi elektoral më 3 prill 2021 në Roskovec, kryeministri Edi Rama, tha: - Brenda 3 vitesh, kemi një projekt zhvillimi agro- bujqësor e turistik, që të bëjmë si Toskana e Italisë, zonën e Roskovecit me këto kodra piktoreske, liqene e 1000 hektarë toka pjellore.
Koha tregoi, se projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i kancerogjen i Bashkim Ulajt, Ëngjëll Aagçit e grekëve që janë pjesë e qarqeve pranë kryeministrit Micotaqis.
Prandaj, 90% e energjisë që do prodhojë TEC-i i Roskovecit, do çohet në Greqi; 10% do t’i jepet kompanisë “Bankers”, ndërsa për banorët do ngelet vetëm tymi kancerogjen deri në vitin 2074.
Ky TEC, u planifikua të ndërtohej në Janinë të Greqisë, por nuk e lejoi BE, ndërsa në Roskovec e miratoi Babloku; i cili po e përdor Shqipërinë si gazermë mbetjesh, klandestinësh dhe si terren për anije TEC-e e ndërtimi tecesh brenda zonave të banuara e bujqësore.

Edhe një fakt: në listën e atyre, që qeveria shqiptare u dha lejen për ndëritmin e TEC-it në Roskovec më 18 dhjetor 2024, ortak e kryetar bordi i kompanisë, është greku Efstathios Natsis që ka jetuar në New York, i cili ka vdekur në datën 27 mars 2024 në moshën 70-vjeçare, por Babloku dhe Bashkim Ulaj e kanë deklaruar të gjallë./Pamfleti
Lini një Përgjigje