Tatimet e kanë deklaruar si pagesë për transport mallrash brenda vendit, por nuk dihet ku ka shkuar çarteri i Bablokut apo avionët e kompanisë “Air Albania” brenda Shqipërisë; kur dihet që përveç aeroportit të Rinasit që është funksional, aeroporti i Kukësit është jashtë funksionit, që prej muajit prill 2021 para zgjedhjeve, kur Babloku bëri inaugurimin elektoral me kuksianët e Londrës...
Pas 6 vitesh biznes aktiv në transportin ajror me 6 destinacione ndërkombëtare, kompania turko-shqiptare “Air Albania Sh.A”, që ka në flotë dhe avionin çarter të përdorur personalisht nga kryeministri Edi Rama, ka publikuar vetëm 3 veprime financiare.
E krijuar në shtator 2018, kompania e çarterit të Bablokut, me ortak 50% turqit, 40% Sinan Idrizin dhe 10% shtetin shqiptar, për periudhën shtator- dhjetor 2018 deklaroi 126 mijë Euro humbje, ndërsa për vitet 2019-2024 nuk ka deklaruar bilance.
Por megjithëse pa bilance tatimore, qeveria shqiptare, nëpërmjet Thesarit të Shtetit, ka deklaruar se i ka bërë dy pagesa kompanisë “Air Albania” për udhëtimet e Bablokut dhe një pagesë për rimbursim të taksës 20% TVSH, të pasqyruara në regjistrin e Ministrisë së Financave.
Dihet fakti, që qysh prej muajit tetor 2018, Babloku ka udhëtuar pothuajse çdo javë nëpër botë me avionin çarter, madje edhe në Mali të Zi, Kosovë, Maqedoni, por nuk dihet sa është numri i këtyre udhëtimeve dhe shpenzimet, sepse kryeministria nuk i bën publike.
Por më në fund, Babloku, për të treguar se shpemzimet e avionit të tij janë transparente, qeveria ka publikuar në Thesarin e Shtetit, shpenzimet e Bablokut vetëm për 2 udhëtime me çarter.
Në datën 30 tetor 2023, Këshilli i Ministrave, deklaron se kompnisë “Air Albania”, i ka bërë dy pagesa me vlerë 109 mijë e 216 lekë të reja dhe 99 mijë e 287 lekë të reja (në total 2100 Euro) për udhëtimet e Bablokut me çarter.

Por në regjistrin e pagesave që bën Thesari i Shtetit, konstatohet se për 2 udhëtimet me vlerë 2100 Euro që ka bërë Babloku me çarter, Drejtori e Tatimeve i ka paguar 753 mije Euro rimbursim kompanisë “Air Albania” të turkut Sinan Dilek dhe Sinan Idrizit të Vlorës.
Këtë rimbursim për taksën 20% TVSH, Drejtoria e Tatimeve ia ka paguar më 18 janar 2024, duke e deklaruar si rimbursim për shërbime ajrore dhe transport mallrash brenda Shqipërisë.
Përveçse vjedhje e hapur, kjo pagesë 753 mijë Euro rimburim TVSH-je, për një shërbim trasporti ajror 2100 Euro, është edhe për të qeshur e duhet hetuar nga SPAK.
Sepse, nuk dihet ku ka shkuar çarteri i Bablokut, apo avionët e kompanisë “Air Albania” brenda Shqipërsë, kur dihet që përveç aeroportit të Rinasit që është funksional, aeroporti i Kukësit është jashtë funksionit, qysh prej muajit prill 2021 para zgjedhjeve, kur Babloku bëri inaugurimin elektoral me kuksianët e Londrës.
Në dokument, thuhet se pagesa e rimbursimit, është bërë sipas kërkesës deklaruese Nr. 11-32-677, datë 28 gusht 2023, që kompania “Air Albania” i ka dërguar tatimeve, kur kjo kompani nuk ka dorëzuar bilance për të ardhurat dhe shpenzimet qysh prej vitet 2019./Pamfleti
Lini një Përgjigje