Në shkallën e parë, kjo prokurore e kaloi vettingun pas pazarit që kunati i saj trafikant e bos i landfilleve, bëri me Pamela Qirkon, kryetare e KPK, megjithëse hetimi i zbuloi 17 kontakte me kriminelë dhe përfitime pasurore prej tyre, prandaj ONM kërkon përjashtimin e saj nga drejtësia...
Më 16 janar 2024, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelit që është shkalla e dytë e vettingut, do të paraqitet për rigjykim e rivlerësim, prokurorja e Tiranës Mariola Mërtiri, nusja e vëllait të trafikantit dhe bosit të landfilleve, Mirel Mërtiri, i shpallur në kërkim bashkë me Klodian Zoton e Stela Gugalljen.
Me Vendim Nr. 606, datë 21 dhjetor 2022, prokurorja Mariola Mërtiri e kaloi vettingun, në vend që sipas ligjit për vettingun, ajo duhej të ishte shkarkuar vetëm për faktin që është kunata e një trafikanti të dënuar 15 vite burg në Itali; siç janë shkarkuar 79 prokurorë e gjyqtarë që kanë familjarë të dënuar për krime, apo kanë pasur kontakte me kriminelë.
Ndërsa prokurorja Mariola Mërtiri nuk u shkarkua, megjithëse vëllain e burrit e ka trafikant të dënuar dhe ai i ka dhuruar miliona lekë për blerje banese e ka marrë 2 banesa të tjera nga trafikantë të tjerë që i ka pasur nën hetim, ndërsa përfaqësuesi i ONM, Willem Brouwer, i faktoi 17 kontakte me kriminelë e përfitime prej tyre.
Por komisioni i vettingut i shkallës së parë, i drejtuar nga Pamela Qirko (Balluku), i shpërfilli këto fakte të nxjerra nga hetimi dhe nuk e shkarkoi prokuroren Mariola Mërtiri, megjithëse e kërkoi dhe 1 prej 3 anëtarëve të trupës gjyqësore.
Siç duket, veproi fuqia e milionave të kunatit, bos i landfilleve, Mirel Mërtiri, që prokurorja Mariola Mërtiri të rezultonte “e pastër” në vettingun e shkallës së parë.
Por me Kërkesë- Apelimi “Çështje (JR) nr. 12/2023, datë 15 mars 2023 të Komisionerit Publik dhe ONM, më 16 janar 2024, prokurorja Mariola Mërtiri, do jetë në seancë ri-gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Sipas informacioneve që ka siguruar “Pamfleti”, nga burime brenda Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, thuhet se drejtuesja e trupës gjyqësore ri-vlerësuese, Ina Rama, ka bërë pazare me bosin e landfilleve, Mirel Mërtiri, që kunata e tij prokurorja Marjola Mërtiri të mos shkarkohet; ndërsa Ina Rama, thuhet se ka bërë pazare me relatoren Rezarta Schuetz dhe 4 anëtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, që të mos e shkarkojnë prokuroren Mariola Mërtiri.
Përballë dosjes së prokurores Mariola Mërtiri, të tejmbushur me prova të lidhjes familjare e private me eksponentë të botës së krimit dhe përfitimet financiare e pasurore prej tyre, bëjmë këtë pyetje: - Do zbatohet ligji në vettingun e saj, apo do veprojë pazari i bërë?
Saktësojmë, se Ina Rama e apelit të vettingut, është mikeshë e prokurores Mariola Mërtiri dhe e kunatës së saj Stela Gugallja të landfilleve, por edhe ish-Prokurore e Përgjithshme, që nuk zbatoi kërkesat e drejtësisë italiane, për arrestimin e kunatit trafikant Mirel Mërtiri./Pamfleti
Lini një Përgjigje