TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Janar 2024, 15:45

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte pa licencë, kërkesa u refuzua 6 herë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte

“Pamfleti” ka siguruar dokumentet që  dëshmojnë se si klinika operonte pa licencë...

Zbardhen dokumentet që konfirmojnë skandalin me licencimin e klinikës ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar Brian Spahiu. Ngjarja ndodhi më 1 tetor 2023, por duket se stomatologia Ina Xhaho ofronte shërbime dentare pa licencë. Madje edhe kur u operua vogëlushi ajo nuk kishte licencë, duke thelluar kështu skandalin.

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte

“Pamfleti” ka siguruar dokumentet që  dëshmojnë se si klinika operonte pa licencë. Menjëherë pas tragjedisë, Ina Xhaxho është vënë në lëvizje, duke bërë aplikim në Qendrën Kombëtare të Licencimit për licencë. Me vendimin e datës 18 tetor2023, QKL e ka refuzuar. Sipas saj, kërkuesi nuk përmbush kriteret e licencimit.

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte

Po ashtu bëhet me dije se në datën 8 tetor është bërë një inspektim nga ana e Inspektoratit Shëndetësor dhe është konstatuar se subjekti operonte pa licencë. Për këtë arsyer është bërë gjobitja e klinikës. Zonja Xhaxho e ka ankimuar, por vendimi është lënë në fuqi. Po ashtu ka pasur dhe disa raste të tjera kur kërkesat janë refuzuar, plot 5 raste të tjera.

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte

Më pas ajo ka tentuar sërish dhe në 31 tetor, QKL e ka pajisur atë me licencë stomatologjike. Pra licenca është lëshuar një muaj pas tragjedisë. Skandali këtu është se një fëmijë vdiq në duart e një mjekje pa licencë dhe përveç një gjobe, nuk a ka pasur asnjë masë tjetër. Madje 1 muaj më pas i jepet licenca që të vijojë normalisht aktivitetin. /Pamfleti

Zbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronteZbardhen dokumentet/ Ja si klinika ku humbi jetën 3-vjeçari vepronte

Lini një Përgjigje