TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Janar 2024, 11:10

Mos ka ndërmend nesër të na thotë se përgjegjësia është e ministres së Antikorrupsionit!?

Shkruar nga Pamfleti

 

Mos ka ndërmend nesër të na thotë se përgjegjësia
Edi Rama dhe ministrja e re Adea Pirdeni /

 Në çdo rast përgjegjësia mbetet e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar për të firmosur Presidentit të Republikës Bajram Begaj dekretin për krijimin e një ministrie të re, këtë herë duke bashkuar në një Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Duke u pronocuar për antikorrupsionin, Rama thotë se "është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen".

Dhe për këtë Rama ka krijuar në kabinetin e tij qeveritar Ministrinë e Antikorrupsionit dhe Administratës Publike. Në krye të kësaj Ministrie, ka propozuar Adea Pirdenin.

Ndërkohë që shteti ka organe të tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Prokuroria Speciale, që kryejnë intensivisht këtë punë, krijimi i Ministrisë së Antikorrupsionit dhe Administratës Publike, sidoqoftë, më në fund detyron kryeministrin të heqë dorë nga teoria e papërgjegjësisë së "prijësit që nuk i sheh shokët që hanë dardha e fiq pas shpinës së tij" e të thotë se "përgjegjësia është individuale"...

Evropa ku jemi nisur kërkon nga një kryeministër përqendrim dhe prioritet të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike.

Krijimi i kësaj ministrie të veçantë, më shumë se për t'i shërbyer thellimit të përpjekjeve në këto fusha për koordinimin më efektiv të masave kundër korrupsionit dhe përmirësimit të administratës, duket se është propozuar që, këtej e tutje, të përfshijë drejtpërsëdrejti edhe kryeministrin tonë në përgjegjësi ligjore. Tani ai duhet ta harrojë frazën "përgjegjësia është personale"...  Por, mos ka ndërmend të na thotë se përgjegjësia është e ministres së Antikorrupsionit?

Ngritja e një strukture të re si Ministria Antikorrupsion nga ana e një kryeministri që ka gati gjysmën e kabinetit nën akuzë për korrupsion, mund të interpretohet edhe si një veprim që tenton të pështjellojë përgjegjësitë mes ministrisë së tij dhe organizmave të tjera ligjzbatuese si KLSH-ja apo SPAK-u.

Nëse Rama e çon nëpër mend këtë, më e pakta, do të dëshmonte për një demagogji të pastër nga ana e tij për të justifikuar situatën katastrofike të korrupsionit në administratë...

Gjithashtu, në një kontekst të tillë, krijimi i një Ministrie Antikorrupsion nga një kryeministër plotësisht përgjegjës për situatën flagrante, mund të shihet edhe si një veprim i pasigurtë dhe i dyshimtë për t'ia përcjellë përgjegjësinë Adea Pirdenin, ministres së re të lindur në tetor 1983... Kjo, pastaj, mund të përshkallëzojë pikëpamjet e kritikëve të tij dhe të cilësohet si një përpjekje tjetër për të shmangur përgjegjësinë individuale të vetë individit, kryeministrit Edi Rama./Pamfleti

edi rama përgjegjësia e kryeministrit adea pirdeni

Lini një Përgjigje