TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Prill 2025, 15:10

Skandali: Blendi Gonxhe ‘fshin’ Kalanë e Lëkurësit nga Monumentet për resortin e Dajlan Avdisë

Shkruar nga Pamfleti

Kalaja historike e Lëkurësit në Sarandë, e ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani, është zhdukur nga lista e monumenteve kulturore nga Ministria e Kulturës, me urdhër të ministrit Blendi Gonxhja. Kjo manovër i hap rrugë ndërtimit të një resorti luksoz prej 500 milionë eurosh nga biznesmeni kontrovers Dajlan Avdia, mik i afërt i kryeministrit Rama. Ndërkohë, kalaja vazhdon të administrohet nga trafikanti i njohur Andrea Çaushi, në pritje të kalimit final tek oligarkët...

Skandali: Blendi Gonxhe ‘fshin’ Kalanë e Lëkurësit
Kalaja e Lëkurësit /

Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, një monument i rëndësishëm historik i ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani, është hequr fshehurazi nga lista e monumenteve të kulturës. Sipas informacioneve konfidenciale për "Pamfleti", ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, me urdhër të brendshëm anti-ligjor, e ka nxjerrë kalanë nga lista zyrtare e monumenteve historike dhe e ka klasifikuar si "gërmadhë pa vlerë".

Vendimi është marrë qëllimisht për të mundësuar realizimin e një projekti masiv rezidencial dhe turistik, në vlerë 500 milionë euro, nga biznesmeni i fuqishëm Dajlan Avdia, mik i afërt i kryeministrit Edi Rama. Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën direkte të Ramës, duke përfshirë 68 hektarë tokë publike buzë detit, brenda së cilës ndodhet edhe kalaja historike e Lëkurësit.

Ndërkohë, Kalaja e Lëkurësit është ende në administrim privat nga trafikanti i njohur Andrea Çaushi, edhe pse me një vendim formal qeveria pretendoi se në gusht të vitit 2023 ia kishte rikthyer shtetit. Andrea Çaushi vazhdon aktivitetin e tij me restorante, hotele dhe shërbime turistike brenda territorit të kalasë, duke përdorur mbi 3,200 m² tokë rreth saj për shërbime turistike komerciale.

Heqja e Kalasë së Lëkurësit nga lista zyrtare e monumenteve është skema përfundimtare që i hap rrugën Dajlan Avdisë për të zhvilluar resortin luksoz. Kjo përbën një akt të rëndë kundër trashëgimisë kulturore dhe një shkelje flagrante ligjore, pasi kalaja nuk është aspak gërmadhë, por një monument i ruajtur mirë, me të gjitha objektet origjinale.

Fshehja e këtij fakti dhe bashkëpunimi mes qeverisë, oligarkëve dhe trafikantëve, dëshmon skemën e qartë të kapjes së pronave publike, duke shkatërruar trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit në favor të interesave korruptive të oligarkisë./Pamfleti

kalaja e lëkurësit dajlan avdia blendi gonxhe

Lini një Përgjigje