TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Prill 2025, 08:40

Raporti/ Deputetët përlanë mbi 1 mld lekë nga taksat e qytetarëve, si u dendën me dieta dhe udhëtime

Shkruar nga Pamfleti
Raporti/ Deputetët përlanë mbi 1 mld lekë nga taksat e
Deputetët jetë luksi

Milionat që fusin qyl në xhep, arsyeja e luftës së ethshme për të siguruar një mandat deputeti...

Shqipëria ka hyrë në fushatë zgjedhore dhe ka një luftë të ethshme, madje edhe brenda partive, për të siguruar një mandat deputeti. Kandidatët po luftojnë fort për të hyrë në Kuvend dhe madje po shkohet deri aty sa kanë nisur konfliktet edhe mes njerëzve të afërt.

Por pse gjithë kjo luftë? Pse të gjithë duan të bëhen deputetë? Përveç pushtetit dhe mbrojtjes politike, duket se elementi kryesor është paga. Aktualisht kemi deputetë që nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre. Një pjesë e madhe nuk e dinë se çfarë zanati kanë. Ndërkohë në Parlament marrin 3 mijë euro pagë qyl në muaj, për të mos përmendur më pas benefitet e tjera që vijnë nga statusi i deputetit.

“Pamfleti” ka siguruar një raport të Kuvendit mbi shpenzimet për vitin 2024 ku bëhet me dije se në total janë shpenzuar gjatë vitit që lamë pas 1.716.307.000 lekë. Pra afro 17 mln euo. Nga këto, 1.121.648.000 kanë shkuar për pagat dhe sigurimet e deputetëve. Pra janë mbi 1 mld lekë të reja ose afro 11 milionë euro, vetëm për pagat që marrin deputetët.

Raporti/ Deputetët përlanë mbi 1 mld lekë nga taksat e

Në vitin 2023, PD dhe PS u bënë bashkë dhe rritën pagat e ligjvënësve, mirëpo në këtë raport tregohet dhe një hile që kanë bërë deputetët, pasi duke rritur pagat ata kanë rritur edhe përfitimet nga dietat dhe bonuset.

Këto shpenzime paraqiten në rritje, pasi masa ditore e dietës brenda vendi, e cila përcaktohet në nenin 14 të  ligjit “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, është 4 % e pagës. Me rritjen e pagës në 1 prill 2023, ka dhënë efektin financiar në rritje dhe në këtë zë; numri i mbledhjeve të  komisioneve ka qënë në rritje dhe ka patur dhe komisione hetimore dhe të posaçme, të ngritura me vendime të Kuvendit. Edhe numri mesatar i deputetëve në marrëdhënie financiare me Kuvendin ka qënë më i lartë në vitin 2024”, thuhet në raport.

Raporti/ Deputetët përlanë mbi 1 mld lekë nga taksat e

Sipas analizës së Kuvendit, afro 60 mln lekë  të reja kanë shkuar vetëm për dieta për deputetë, të cilët kanë kryer udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu ata kanë përfituar rimbursime karburanti, telefoni, etj.

Shpenzimet që zënë peshën specifike më të madhe në këtë grup shpenzimesh janë: përfitimet financiare të anëtarëve të parlamentit, që jane sanksionuar në Statusin e Deputetit dhe Vendimi i Kuvendit 114/2014 “Për trajtimin e deputetëve” (rimbursime për shpenzime telefonie, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qerasë së banimit)”, thekson raporti. /Pamfleti

Raporti/ Deputetët përlanë mbi 1 mld lekë nga taksat e

 

Lini një Përgjigje