TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Prill 2025, 12:39

Kryeministri u blen makina ministrave: Fondi për 20 hetues të BKH-së ‘avullohet’ nga buxheti

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri u blen makina ministrave: Fondi për 20 hetues të

 SUV‑e për kabinetin, jo hetues për BKH‑në

Qeveria planifikoi 1,1 milion € në vit për të rekrutuar 20 hetues të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit, por fondi nuk mbërriti kurrë në SPAK. Paratë, sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave, u devijuan për automjete luksoze dhe punësime partiake. Ndërsa Rama mburret se “krijoi” SPAK‑un, në prapaskenë bashkëpunon me Berishën për ta paralizuar.

Gjatë shqyrtimit të buxheteve 2024 dhe 2025 në Komisionin për Ekonominë, drejtuesi i SPAK‑ut Altin Dumani kërkoi fonde për mjedise pune, logjistikë dhe shtimin e 20 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Qeveria miratoi një zë prej 1,1 milion eurosh në vit – paga dhe pajisje për këta hetues – duke premtuar nisjen e rekrutimit që në janar 2024.

Asnjë nga këto angazhime nuk u realizua. Burime në Ministrinë e Financave konfirmojnë për “Pamfleti” se fondi është shkurtuar de facto dhe devijuar për blerje automjetesh zyrtare dhe punësime shtesë në administratë.

Altin Dumani, në raportimin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, denoncoi vonesat si përpjekje të hapur për të “ngadalësuar hetimet e nivelit të lartë”.

Propaganda dhe realiteti

Edi Rama shfaqet publikisht si arkitekti i SPAK‑ut, por në terren inskenon pengesa formale: ngritja e komisionit parlamentar “Xhafaj” për “monitorimin” e reformës; marrëveshja Rama‑Berisha për moszgjatjen e mandateve të prokurorëve specialë; pakësimi me 2 milion € i buxhetit të SPAK‑ut për vitin 2025.

Efekti konkret

20 hetues më pak do të thotë më pak kapacitet për dosje abuzimi me pushtetin.
Vetë Rama figuron si subjekt hetimi në disa prej këtyre dosjeve, ashtu si Berisha.
Paralizimi i BKH‑së i shërben planit politik për “shkrirjen” e strukturës speciale pas rikthimit në pushtet.
Sinjalet e fundit – komisioni “Xhafaj” dhe devijimi i fondeve – e forcojnë dyshimin se SPAK po rrezikon të mbetet pa mjetet ligjore dhe njerëzore që i duhen për të çuar përpara hetimet kundër zyrtarëve të lartë./Pamfleti

kryeministri bkh 20 milionë euro buxheti

Lini një Përgjigje