TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Prill 2025, 14:10

Tallavaja “Rama”, e vetmja qeveri në planet që buxheton gjoba: a guxon të trokasë në dyert e Europës?

Shkruar nga Pamfleti
Tallavaja “Rama”, e vetmja qeveri në planet që buxheton
Edi Rama /

Planifikimi në buxhet: Të ardhura vjetore 20 milionë Euro nga gjobat paraprake

Qeveria e Edi Ramës nuk vendos gjoba vetëm kur konstaton shkelje të ligjit; ajo i ka planifikuar ato si zë të veçantë të të ardhurave paraprake në buxhetin vjetor.

Burime brenda Ministrisë së Financave konfirmojnë për “Pamfleti” se në projekt‑buxhetin e vitit 2025 parashikohet një “taksë” suplementare de facto, me vlerë rreth 20 milionë euro, që pritet të vijë nga gjoba të detyrueshme ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Si shkelet ligji për buxhetin

Ligji përcakton se gjobat mund të regjistrohen si të ardhura buxhetore vetëm pasi forma e tyre bëhet e prerë – ose me pranimin nga i ndëshkuari, ose me vendim gjykate. Sipas një urdhri informal të kryeministrit (“Bablokut”), ky parim anashkalohet: vlera e gjobave planifikohet paraprakisht dhe miratohet çdo vit, duke u shpërndarë si objektiv për ministritë, agjencitë, bashkitë e drejtoritë vartëse.

Mekanizmi i zbatimit

Që prej janarit 2025 institucione të ndryshme – nga Policia dhe Tatimet, te AKU, Doganat, OSHEE, Ujësjellësat dhe policitë bashkiake – kanë plane ditorë, javorë e mujorë për gjoba. Lista përfshin:

1. kontrollorë të ushqimit, barnave, hidrokarbureve, pyjeve, mjedisit;
2. inspektorë të transportit, porteve detare, shëndetësisë, veterinarisë etj.
3. Presioni mbi qytetarët dhe bizneset

OSHEE, ujësjellësat, Tatimet apo Drejtoria e Barnave ekzekutojnë gjobat me masa paralizuese:

1. ndërprerje të energjisë a furnizimit me ujë,
2. bllokim mjetesh transporti,
3. pezullim aktiviteti biznesi,

shpesh pa respektuar afatet dhe procedurat ligjore të ankimimit.

Rritja artificiale e vlerës së gjobave

Për të “mbushur” arkat, qeveria ka ndryshuar dy herë ligjin, duke rritur me 50 % deri në dyfish vlerën e 80 % të gjobave ekzistuese. Planifikimi financiar bëhet paraprakisht: gjobat përfshihen si të ardhura, megjithëse realisht përbëjnë një detyresë joligjore ndaj buxhetit.

Fshehja në zërat fiskalë

Në projekt‑buxhet, kjo shumë nuk figuron si kapitull më vete; ajo maskohet brenda kategorisë “tarifa dhe detyrime fiskale”, si të ishte e ardhur e zakonshme qendrore apo lokale. Në fakt, bëhet fjalë për një zhvatje të paramenduar: një burim parash që vjen jo nga taksa të miratuara me konsensus, por nga penalitete të planifikuara paraprakisht./Pamfleti

gjoba buxheti qeveria evropa

Lini një Përgjigje