TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Prill 2025, 12:09

‘Skuthi’ i KQZ emëron Shpresën e Saliut eksperte për bilancet e shpenzimeve të partive në fushatë

Shkruar nga Pamfleti
‘Skuthi’ i KQZ emëron Shpresën e Saliut eksperte për
Shpresa Breçani

Kjo eksperte “lavatriçe”, do t’i fshehë donacionet që u kanë dhënë dhe po u japin ilegalisht PD-së e PS-së, oligarkët, vrasësit dhe trafikantët që kanë biznese ndërtimi, hotele me “5 yje”, fabrika produktesh, monopole importi, resorte etj.; siç veproi me bilancet e Gërdecit, Damir Fazlliçit e Argita Berishës, Rezart Taçit, grupit mafioz italian “Sacra Corona Unita”...

Biznesmenë dhe eksponentë të botës së krimit shqiptar e mafiozë italianë, serbë, turq, rusë, bjellorusë, maqedonas, rumunë dhe bullgarë që kanë hapur biznese në Shqipëri, marrin eksperte bilancesh Shpresa Breçanin, vajzën e motrës të Sali Berishës.

Sepse ajo, kundrejt shumave të mëdha financiare të marra jashtë rrugëve bankare, vetë-përdoret për të fshehur gjurmët e të ardhurave financiare nga aktivitetet kriminale nëpërmjet pastrimit të parave, duke u përgatitur bilance false.

Por Shpresën e Saliut, këtë “lavatriçe” të parave të krimit e korrupsionit, kanë filluar ta marrin si eksperte kontabël edhe drejtuesit e institucioneve qendrore shtetërore.

Këtë ka vendosur ta përdorë Ilirjan Celibashi si eksperte në KQZ, për të bërë bilancet financiare të partive politike, gjatë fushatës elektorale të muajit prill-maj 2025, dhe të hartojë raporte bilancesh false, për të ardhurat e shpenzimet që do bëjnë.

Por nuk është rastësore, që kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka menduar, që mbesa e Sali Berishës, të jetë eksperte kontabël vetëm për bilancet e shpenzimeve financiare, që PD e PS do bëjnë kësaj fushate elektorale.

Pra, mbesa do hartojë bilancet financiare, për fondet që do grumbullojë e shpenzojë partia e dajë Saliut, dhe partia e kryeministrit; prej të cilit varet ministria e Financave që i ka dhënë certifikatën e ekspertes kontabël.

Është kjo qeveri, që mbesës së Saliut, nuk i heq certifikatën dhe lejen e ekspertes kontabël, megjithëse është kapur 137 herë në flagrancë me bilance, falimente e likuidime fiktive të kompanive mafioze shqiptare e të huaja, duke u fshehur të ardhurat, shpenzimet, transfertat, transaksionet, pastrimin e parave të ofshorëve dhe krimit e korrupsionit.

Ajo është caktuar qëllimisht, për bilancet e shpenzimeve të PD e PS gjatë fushatës elektorale, për të fshehur donacionet, që Berishës e Ramës u kanë dhënë deri tani e po japin ilegalisht oligarkët, vrasësit dhe trafikantët që kanë biznese ndërtimi, hotele me “5 yje”, kazino, fabrika produktesh, monopole importi, resorte etj.

Siç mbesa e Saliut, veproi me bilancet tatimore të Gërdecit, të kompanive të Rezart Taçit, Damir Fazlliçit, Jamarbër Malltezit e Argita Berishës, të grupit mafioz italian “Sacra Corona Unita” me kazinot në Vlorë  dhe të oligarkut Rrok Gjoka e shumë kompanive të tjera, me aktivitete evazion fiskal e pastrim parash.

Për bilancet false, ekspertja “lavatriçe” Shpresa Breçani, është shpërblyer ilegalisht nga grupet e krimit; madje aq shumë, sa ka hapur 6 biznese me investim afro 12 milionë Euro, të cilat nuk i deklaron ku i ka gjetur.

Ka blerë 47 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Durrës, Sarandë, Shëngjin, Himarë, ka ndërtuar kompleks turistik në Lalëz e ka në pronësi tokë me vlerë 1.6 milionë Euro në Porto Romano.

Por SPAK, nuk fillon hetimin ndaj Shpresa Breçanit, ekspertes kontabël “lavatriçe”, që mashtron shtetin dhe fsheh miliardat e botës së krimit me bilance false, por dhe për burimin e të ardhurave të pasurive që ka./Pamfleti

kqz shpresa brecani

Lini një Përgjigje