KLSH jep alarmin: Bashkia e Vorës në vështirësi financiare...
Duhej të ishte një nga bashkitë më të konsoliduara financiarisht, por Bashkia e Vorës ka hyrë në krizë financiare. Alarmi është dhënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Historikisht kjo bashki është lakmuar nga partitë, për arseyn e vetme se aty gjenerohet para e madhe. Në aksin Tiranë-Durrës janë kompanitë më të mëdha në vend dhe është Bashkia e Vorës ajo që duhet të vjelë taksat. Mirëpo që pas emërimit të Blerim Sherës në krye të saj në vitin 2022, duket se bashkia është në vështirësi.
Kjo konstatohet nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka marrë në shqyrtim realizimin e buxheti dhe mbledhje e të ardhurve që prej vitit 2023.
“Nga auditimi mbi planifikimin dhe realizimin e buxhetit të Bashkisë Vorë, u konstatua se planifikimi fillestar i buxhetit për zërin shpenzime nga vlera 1,748,708 mijë lekë të planifikuara është realizuar në vlerën 1,275,699 mijë lekë ose 73%, për shkak të mos analizimit të të ardhurave. Situata financiare e Bashkisë Vorë, sipas të dhënave të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 dhe gjendjes së faturave të palikuidura në fund të periudhës ushtrimore, paraqitet në nivelin 34.67% të shpenzimeve vjetore të miratuara, të dhëna të cilat tregojnë se kjo bashki është në gjendjen e vështirësisë financiare”, shprehet KLSH.
Në raport konstatohet se të ardhurat në total nga administrimi i taksave dhe tarifave vendore, u realizuan në shumën 408,964 mijë lekë ose në masën 72.34%, duke shkaktuar pamjaftueshmëri burimesh financiare për likuidimin e shpenzimeve të parashikuara, me ndikim në shtimin e stokut të detyrimeve të prapambetura. Për vitin buxhetor 2023, të ardhurat e parealizuara kanë qenë në vlerën 156,336 mijë lekë kundrejt me parashikimin vjetor prej 565,300 mijë lekë.
“Detyrimi tatimor në Bashkinë Vorë rezultoi në vlerën 376,288,910 lekë deri 31.12.2023, kundrejt vlerës 302,825,456 lekë, të raportuar nga Bashkia Vorë. Mos kontabilizimi i plotë i të gjithë debitorëve në vlerën 46,244,026 lekë, si dhe mos raportimi për detyrimet e prapambetura që i përkasin periudhës 2004 - 2020 në vlerën 27,219,428 lekë, në total 73,463,454 lekë, nuk paraqet situatën reale të debitorëve. Nga auditimi i Llogarisë nr. 401-408 “Furnitorë e llogari të lidhura me to” u konstatua se Drejtoria e Menaxhimit Financiar nuk ka likuiduar faturat e viteve 2006 - 2020, për vlerën 11,506,064 lekë, ndaj disa furnitorëve të cilët nuk i kanë ofruar Bashkisë Vorë, shërbimet dhe produktet në përputhje me kontratat e nënshkruara. Këto fatura nuk duhej të kontabilizoheshin në sistem, e të njiheshin si detyrime të Bashkisë Vorë, për aq sa nuk janë kryer furnizimet sipas kontratave të nënshkruara mes palëve. Gjithashtu, kryerja e pagesave me vonesë nga Bashkia Vorë, në shlyerjen e detyrimeve kontraktore e ekspozojnë njësinë ndaj risqeve gjyqësore”, thekson raporti.
Padyshim që ka dhe detyrime të vjetra, por nëse shihet i gjithë raporti i KLSH, duket se Blerim Shera vijon me qokat për bizneset. Problemi kryesor sipas KLSH është se nuk janë vjelë detyrimet. Këtu ka dy elemente: Ose jepet pare madhe në dorë, ose Blerim Shera nuk është për këtë punë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje