TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Prill 2025, 15:16

Kush ja dha garancinë ortakut të Jamarbër Malltezit për miratimin e lejes së betonizimit të Drilonit?

Shkruar nga Pamfleti
Kush ja dha garancinë ortakut të Jamarbër Malltezit për
Fatmir Bektashi-Projekti 'Pyjet e Drilonit'

Mos kemi pazarin e radhës Rama-Berisha?

Thellohet skandali mbi planin e biznesmenit kontrovers Fatmir Bektashi për betonizimin e Drilonit.

Firma “Kontakt” e ortakut të dhëndrit të Sali Berishës, prej javësh ka nisur shtijen e apartamenteve në Drilon. Në faqen e saj zyrtare në internet dhe rrjetet sociale, kompania njofton se kanë filluar shitjet, ndonëse nuk ka filluar akoma ndërtimi i të ashtuquajturit “Pyjet e Drilonit”.

Dy ditë më parë doli në pah fakti se Fatmir Bektashi nuk ka marrë akoma leje për të ndërtuar në Drilon. Ai thjesht ka bërë aplikim te Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Kjo u konfirmua për mediat nga vetë AZHT.

Në sistemin elektronik e-leje është depozituar aplikimi për Leje Ndërtimi me Nr. 1282 Protokolli, datë 08.02.2025 për objektin: “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”. Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, thotë AZHT.

Por këtu skandali thellohet edhe më tepër. Pasi fakti që Bektashi ka nisur shitjet dhe po reklamon projektin do të thotë se ai e ka marrë garancinë se leja do të miratohet. Pyetja që shtrohet është: Kush ja dha garancinë ortakut të Jamarbër Malltezit?

Duhet theksuar se Bektashi është nën hetim nga SPAK për dy raste: Te dosja “Partizani” dhe te dosja “Veliaj”. Ai njihet si bashkëpunëtor i dhëndri të Berishës. Madje gojët e liga thonë se në fakt është Malltezi ai që i ka kompanitë, por përdor Bektashin. Te “Home Plan” që zaptoi ish-kompleksin ‘Partizani’ ishin aksionerë.

Berisha del përditë dhe e sulmon kryetaren e AZHT, Adelajda Roka, pasi vëllezërit e saj dolën te dosja e Suel Çelës, por në fakt kjo e fundit paska në dorë lejet për ortakun e familjes Berisha. Mos kemi pazarin e radhës Rama-Berisha para zgjedhjeve? Nuk është normale që këtej shahen dhe çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin, këtej Babloku shpërblen njerëzit e familjes se “Bufit”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje