Tani që letrat u hapën, Bajram Begu e shkarkoi në heshtje Florian Kalin, duke e trajtuar si “kalë të ngordhur”; por nuk është çudi, që Bajrami bashkë me Bablokun, Olta Xhaçkën dhe shefat e SPAK, ta kenë bërë “kurban”...
Krejt në heshtje e tamam si ‘skuth gazerme’, Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Florian Kali, të cilin e emëroi në atë post të lartë, një javë pasi filloi detyrën e Presidentit të Republikës.
Prej 1 muaji e në vazhdim, shkresat që i dërgohen institucioneve, dokumentet e tenderëve, borderotë e pagave dhe likujdimet financiare që i çohen Thesarit të Shtetit nga Presidenca, po firmosen nga Valbona Lusha, Sekretare e re e Përgjithshme në vend të Florian Kalit.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali, është marrë i pandehur për aferën e pronave të ushtrisë, bashkë me Olta Xhaçkën kur ishte drejtues në Ministrinë e Mbrojtjes, prona të cilat ia dhuruan Artan Dulakut.
Por nga hetimet e SPAK, për aferën e Olta Xhaçkës dhe Artan Dulakut në Bazën Portuale Detare të Sarandës, u zbulua se Florian Kali është bashkëpunëtor me Xhaçkën, jo vetëm në pronat që iu dhuruan Dulakut, por dhe prona të tjera të grabitura me marifetin “Kontrata 1 Euro”.
Duke ndjekur gjurmët e hetimit, SPAK ka zbuluar gjithashtu, se Florian Kali ka firmosur grabitje pronash të ushtrisë dhe kur ishte drejtor e Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, me ministrat Mimi Kodheli e Niko Peleshi.
Por sipas SPAK, Florian Kali ka bërë afera pronash dhe me Bajram Begajn, kur të dy punonin në Ministrinë e Mbrojtjes, njeri si Sekretar i Përgjithshëm e Drejtor në kabinetin e ministrave, ndërsa tjetri drejtues sektorësh të ushtrisë e Shef i Shtabit të Përgjithshëm, fakt i kallëzuar nga Zv/komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.
Prandaj, 1 javë pasi Bajram Begu u emërua President, mori në staf Florian Kalin, duke e emëruar Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, me mendimin se ishin harruar zullumet që kanë barë bashkë me pronat e ushtrisë.
Tani që letrat u hapën, Bajram Begu e shkarkoi në heshtje Florian Kalin, duke e trajtuar si një “kalë të ngordhur”; por nuk është çudi, që Bajrami bashkë me Bablokun, Olta Xhaçkën dhe shefat e SPAK, ta bëjnë “kurban” për aferat me pronat e ushtrisë.
Me këtë skenar, Bajram Begun e kanë instruktuar ta shkarkonte, për të shmangur skandalin e arrestimit gjatë detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, duke e zëvendësuar me Valbona Lusha./Pamfleti
Lini një Përgjigje