TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Gusht 2023, 15:43

Plarent Ndreca, hajduti i 28 milionë Euro me uniformat policore, avokat i i hajdutëve të Ilir Beqjes

Shkruar nga Pamfleti
Plarent Ndreca, hajduti i 28 milionë Euro me uniformat policore, avokat i i
Hajduti Shtetëror Plarent Ndreca

Ky tipi duhej të ishte vetë në burg, mbasi më 2013-2017 kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, u kallëzua nga KLSH për 36 milionë Euro korrupsion dhe 780 mijë Euro vjedhje neto. Kur ishte Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, firmosi 23 milionë Euro vjedhje e 1500 leje false, ndërsa më 2019-2020 kur ishte Sekretar në Ministrinë e Brendshme, përveç vjedhjes më uniformat, firmosi 138 milionë Euro korrupsion me tenderët...

Brenda kampit të “Rilindjes”, perversiteti është tregues moral, të cilin e manifestoi “monstra” i korrupsionit Plarent Ndreca, njohur si “Mon Kukaleshi” i 3 ministrave gjatë 10 viteve në pushtet.

Plarent Ndreca, është avokat mbrojtës i bandës së hajdutëve, vartës të Ilir Beqjes, të cilët me urdhrin e tij, firmosën vjedhjen e 140 milionë Euro në tenderin e koncesionit për pajisjet kirurgjikale dhe dhurimin e mjediseve spitalore, energjisë elektrike, ujit e taksave.

Logjikisht, hajduti e mbron hajdutin, por moralisht para prokurorëve e trupës gjyqësore, të arrestuarit për falsifikim dokumentesh zyrtare, korrupsion e vjedhje fondesh në koncesionin mjekësor të sterilizimit, kanë paraqitur si avokat mbrojtës hajdutin shtetëror Plarent Ndreca.

Ky është një kallëp me Ilir Beqjen dhe vartësit e tij të arrestuar, mbasi dhe Plarent Ndreca, gjatë detyrave si Sekretar i Përgjithëm në 3 ministri, ka bërë të njëjtët zullume vjedhjesh e ka kryer të njëjtët vepra penale si hajdutët e bandës së Ilir Beqjes, të cilët po i mbron si avokat.

Kur ishte Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Arsimit në vitet 2013-2017, hajduti Plarent Ndreca u kallëzua penalisht nga KLSH për 36 milionë Euro korrupsion dhe 780 mijë Euro vjedhje neto me letra false, por dosja u la në harresë dhe pas 3 vitesh zvarritje u mbyll nga prokuroria.

Kur ishte Sekretar i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Plarent Ndreca firmosi letrat false për 23 milionë Euro vjedhje, me tenderët e projektet turistike-mjedisore e 1500 leje mjedisore false, leje për zhdukje të afro 3000 hektarë pyje në zona të mbrojtura dhe për devijim e tharrje lumenjsh me HEC-e private.

Hajduti Plarent Ndreca që është avokat i hajdutëve të Ilir Beqjes, kur ishte Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Brendshme në vitet 2019-2020, falsifikoi dhe realizoi vjedhjen e 11 milionë Euro në tenderin 28 milionë Euro të uniformave policore.

Aq vjedhje e hapur ishte, sa Plarenti vendosi rekord me çmimin 3000 USD kostumi, 350 USD kapelja dhe 280 USD rripi i pantallonave të policit.

Ndërsa KLSH, gjatë auditimit në Ministrinë e Brendshme dhe agjencinë e tenderëve të përqëndruar që varej nga Plarent Ndreca, zbuloi 138 milionë Euro korrupsion në tenderë dhe pagesa fiktive të urdhëruara e firmosura prej tij.

Nga të 3 ministritë ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca është shkarkuar për shkak të korrupsionit e kallëzimeve penale, por ishtë SPAK ai që nuk e arrestoi për tenderin e uniformave policore, siç nuk po arreston Ilir Beqjen.

Si politikan, Plarent Ndreca kandidoi 1 herë për deputet në Mirditë, ku në fshatin e tij Orosh i dhanë 2 vota, ndërsa më 2021 kandidoi për deputet te zona Kombinat-Yzberish-Kashar-Astir ku mori 43 vota, ndërkohë që shpërndarës posterash kishte 100 patronazhistë./ Pamfleti 

hajduti shtetëror plarent ndreca avokati i hajdutëve

Lini një Përgjigje