TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Gusht 2023, 07:19

Urdhër-arresti për Beqjen është detyrim i Dumanit e dinjitet i SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Urdhër-arresti për Beqjen është detyrim i Dumanit e dinjitet
Altin Dumani dhe Ilir Beqja/

Jashtë çdo logjike edhe për studentët e vitit të parë të juridikut, SPAK ka marrë të pandehur 7 zyrtarë të tenderit dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por ende nuk ka proceduar penalisht udhëruesin Ilir Beqja, megjithëse këtë detyrim ia vendosi gjykata, duke e cilësuar si “koka” e koncesionit...

Për aferën e pajisjeve kirurgjikale, Ilir Beqja është kallëzuar qysh në prill 2016 kur ishte në detyrë, por pasi e mbrojti Babloku, prokuroria heshti dhe e mbylli me procedurë kalimi afatesh.

Ndërsa shefat e SPAK, qysh prej vitit 2020 kur ka nisur hetimi i ri, po vijnë vërdallë si “kone” rrotoll  Ilir Beqjes, i cili thuhet se u ka hedhur “thela”, prandaj nuk nxjerrin urdhër arresti për të.

Është asye për ta besuar veprimin e SPAK, gjersa çdo  dokument e ka firmosur Ilir Beqja, që nga sajimi i koncesionit deri te vendimet, urdhërat, plan-biznesi, komisionin, shpalljen e tenderit, nënshkrimin e kontratës, reklamat në media dhe fillimin e pagesave.

Ilir Beqja ka urdhëruar ndryshimin e kostove të seteve kirurgjikale, duke i bërë disa herë më shtrenjtë se kostoja reale në vendet e BE, madje ka edhe video e fotografi, që provojnë se Ilir Beqja kur ishte ministër, është takuar me Ilir Rrapajn shumë herë para se të zhvillohej tenderi.

SPAK, duhet të sqarojë një gjë: Gjersa i ka gjitha provat e krimit që ka bërë Ilir Beqja me këtë aferë 140 milionë Euro, përse nuk i kërkon gjykatës arrestimin e tij?

Disa herë, “Pamfleti” ka denoncuar pazaret e Ilir Beqjes me prokurorët dhe drejtuesin e SPAK,  Arben Kraja, për ta hequr nga dosja, ose për t’i zvarritur hetimin me qëllim pushimin e çështjes.

Te shqiptarët e ndërkombëtarët, është krijuar bindja, se Ilir Beqja është hajduti më i rëndësishëm e “minë me sahat” për Edi Ramën, prandaj e emëroi drejtor të donacioneve, paçka se ditën e prezantimit të tij, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e braktisi takimin në mënyrë demonstrative.

Tashmë dihet, që Ilir Beqja nuk preket nga SPAK edhe pa mburojën e Edi Ramës, sepse ai është një nga më të fuqishmit e mafies ekonomiko-financiare në Shqipëri e me lidhje të forta jashtë saj, që duket se ndikojnë drejtëpërdrejtë te shefat e SPAK, për të mos guxuar ta prangosin.

Nxjerrja e urdhër-arrestit për Ilir Beqjen është detyrim i Altin Dumanit dhe dinjitet i SPAK, për të ndryshuar bindjen e shqiptarëve, se prokurorët dhe kreu i SPAK, nuk e marrin të pandehur ngaqë janë urdhëruar nga Edi Rama, ose kanë marrë çeqe prej Beqjes.

Ndryshe nuk ka asnjë shpjegim, që SPAK brenda 1 muaji hetoi e nxori urdhër-arresti për ministrin, zv/kryeministrin e deputetin Arben Ahmetaj që e ka refuzuar 5 herë dhe nuk e fimosi koncesionin e Landfillit të Tiranës.

Ndërsa Ilir Beqjes nuk po i kopsitin në dosje, as emrin si ish-ministri që ka firmosur 22 shkresa për sajimin, nxitjen dhe realizimin e aferës së koncesionit të pajisjeve kirurgjikale./Pamfleti

 

urdhër arresti altin dumani ilir beqja spak dinjiteti

Lini një Përgjigje