Përdorin si justifikim mungesën e tubave “kateter” që futen në damar e ç’bllokojnë trombozën, por ky është mashtrim, mbasi mjekët specialistë dhe pajisja 3.2 milionë Euro është në QSUT, por hajdutët e kupolës së shëndetësisë, thonë se ka vështirësi financiare për të blerë tubat, kur një set i tyre për 100 ndërhyrje kushton sa 1 udhëtim i Bablokut me çarter
Megjithëse quhet “Spitali Amerikan”, atje nuk ka asnjë mjek e infermier amerikan, por ka favoret e disa shërbimeve mjekësore nga qeveria shqiptare, si koncesioni monopol i hemodializës në vlerë 100 milionë USD për 10 vite dhe monopoli mafioz pa letra për ndërhyrjet e Trombozës.
Kjo ndërhyrje që shpëton jetë njerëzish, kryhet vetëm te “Spitali Amerikan”, sepse kështu është bërë pazari mes tij dhe ministres Ogerta Manastirliu, pa asnjë dyshim me udhër të Bablokut.
Në QSU “Nënë Tereza”, prej 6 vitesh janë blerë e instaluar pajisjet 3.2 milionë Euro, për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale “Trombectomi” në tru, por me urdhër të ministres Ogerta Manastirliu, ky shërbim nuk kryhet, sepse sipas pazarit i është lënë si monopol i heshtur “Spitalit Amerikan”.
Skandali i zbuluar pas rastit të trombozës që pësoi aktori Genc Fuga, u shoqërua me shumë reagime ndaj aferës korruptive e klienteliste të kryeministrit dhe ministres Ogerta Manstirliu, bërë me Klodian Allajbeun e “Spitalit Amerikan”.
Për një ndërhyrje kirugjikale anti-trombozë, tarifa në “Spitalin Amerikan” është 20 mijë Euro, që sipas llogarisë për mesatarisht 30 pacientë në muaj, është 7 milionë Euro në vit, kur në spitalet e Gjermanisë, Francës, Italisë etj., ky shërbim kryhet me 8-10 mijë Euro.
Është e drejtë e privatit ta vendosë tarifën sa të dojë, por i padrejtë e madje kriminal, është pazari monopol që bënë qeveria me spitalin privat, duke bllokuar qëllimisht pajisjen e Trombozës në QSU “Nënë Tereza”, që familjarët e pacientëve të paguajnë 20 mijë Euro te Klodjan Allajbeu.
Ndërsa ata që nuk e kanë këtë mundësi financiare, lihen të vdesin, sepse shteti shqiptar nuk ua ofron qëllimisht shërbimin e trombozës në tru, mbasi ia ka lënë spitalit privat që të fitojë 7 milionë Euro në vit duke u zhvatur 7 milionë Euro në vit.
Pas rastit të aktorit Genc Fuga, në një mbledhje të posaçme para 6 ditësh në ministri e QSUT, u vendos që pajisja e Trombozës të mos vihet në funksionim as për 5 vite të tjera, që do të thotë, vazhdim i pazarit deri në vitin 2029 me Klodin e Saliut, Ilirit e Bablokut.
Këtë vendosën pazaraxhinjtë e Këshillit Administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bordi i Mjekëve në QSUT, të cilët drejtohen nga Ogerta Manastirliu, duke përdorur si justifikim mungesën e tubave “Kateter” që futet në damar dhe ç’bllokon trombozën e shpëton jetë njeriu.
Është mashtrim, mbasi mjekët specialistë e pajisja është në QSUT, por Manastirliu, për t’ia lënë këtë monopol “Spitalit Amerikan”, thonë se ka vështirësi financiare tuba “Kateter”, kur një set i tyre për 100 ndërhyrje tromboze, kushton sa 1 udhëtim i Bablokut me çarter.
Kjo aferë është “lëndë e parë” për SPAK, me të njëtat prova krimi financiar, si 330 milionë Euro koncesione të hemodializës, seteve kirurgjikale dhe laboratorëve mjekësor./Pamfleti
Lini një Përgjigje