Më 31 mars 2023, Altin Dumani deklaroi, se Ilir Beqja është në qendër të hetimit e nuk është përjashtuar prej tij, por vonesa ishte çështje procedurash. Po përse nuk ishte në grupin e të arrestuarve? Gjithsesi, Edi Rama “ia lau borxhin” Ilir Beqjes, duke i thënë se e bëri përpjekjen e tij dhe i shtyu arrestimin, por jo shpëtimin prej prangave...
Më 5 prill, Lindita Nikolla e Ilirjan Celibashi nisën procedurat për t’i dhënë Ilir Beqjes mandatin e Benet Becit, madje u nxitën nga Edi Rama për të përshpejtuar formalitetet zyrtare, por brenda 24 orësh, Edi Rama ndryshoi mendje dhe ia bllokoi “aligatorit të korrupsionit” rrugën në parlament.
Më 10 prill, KQZ njoftoi se Ilir Beqja që kishte bërë kërkesën për mandatin, ishte tërhequr, duke refuzuar të bëhej deputet megjithëse i takonte sipas listës së dërguar nga PS në KQZ.
Mediat e qeverisë dhe analistët e PS, e servirën si refuzim për arsye personale, por realisht ishte Edi Rama që e urdhëroi Ilir Beqjen të tërhiqej nga mandati, paçka se e donte ta kishte patjetër në parlament krye hajdutin e tij.
Por siç duket e po del tani nga arrestimet e SPAK për aferën e pajisjeve kirurgjikale, Edi Rama e ka ditur dhe e di fatin penal të Ilir Beqjes, si “koka” i kësaj afere, por dhe i aferave me 3 koncesionet Check-up, Hemodializa e Laboratorët Mjekësorë.
Babloku nuk e lejoi Ilir Beqjen të futej në parlament, mbasi nuk donte t’ia arrestonin si deputet; siç veproi me ish-ministrin Lefter Koka që e bindi të dorëzonte mandatin 4 muaj para arrestimit, duke i premtuar se do ta nxirrte shpejt nga burgu, por më 14 dhjetor ai mbush 2 vite në qeli.
Sipas informacioneve, Ilir Beqja ka qenë i pari në listën e bandës që u arrestuan, por SPAK e hoqi, megjithëse ai është “strumbullari” që ka nxjerrë, urdhëruar dhe realizuar gjithë skemën e krimit shtetëror e financiar, madje ka zhdukur edhe kontratën origjinale të koncesionit.
Indiciet për ndikimin e Bablokut, ose çeqet e dhëna nga Ilir Beqja te xhambazët e SPAK siç përflitet, i krijon ky fakt: Në konferencën e shtypit më 31 mars 2023, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se ish-ministri Ilir Beqja është në qendër të hetimit dhe nuk është përjashtuar prej tij, por vonesa kohore ka qenë për arsye procedurash.
Po përse nuk ishte në grupin e të arrestuarve?
A po e zbaton SPAK-u, detyrën që i la gjykata për të përfshirë në hetim Ilir Beqjen e për të kërkuar arrestimin e tij?
Deri ditën e arrestimit të 7 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë e biznesmenit Ilir Rrapaj, kishte informacion se pas tyre, në fundjavë do arrestohej Ilir Beqja, por falenderimi që Edi Rama i bëri SPAK-ut, është shenjë se prangat për të do vonohen, por nuk do shmangen.
Gjithsesi Edi Rama është i qetë dhe “ia lau borxhin” Ilir Beqjes, duke i thënë se e bëri përpjekjen dhe ia shtyu arrestimin, por jo shpëtimin prej prangave, mbasi ka shumë prova zyrtare, përgjime, udhëtime e dëshmi që detyrojnë arrestimin.
Ndikim në SPAK ka dhe drejtësia amerikane, mbështetur në vendimin e DASH, që i ka refuzuar përgjithmonë vizën Ilir Beqjes si ish ministër, ish-deputet, duke e shpallur de-facto person e familje “non grata”./Pamfleti
Lini një Përgjigje