Më 25 nëntor 2014, HEC-et e Janullatosit në Librazhd, u “bekuan” me prerje shiriti nga Babloku dhe Taulant Balla. Në nëntor 2009 me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Janullatosit, Presidenti Bamir Topi i dha dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, më 22 dhjetor 2017, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare, ndërsa më 1 shkurt 2019, presidenti grek Prokopis Pavlopulos e dekoroi me medaljen: “Për merita të shquara në përhapjen dhe mbrojtjen e helenizmit”
Takimi i kryepeshkopit Jamullatos në burg me kriminelin Fredi Beleri, pas vajtjes së ambasadores e Zv/ministrit të Jashtëm të Greqisë, pas kërcënimeve të kryeministrit Micotaqis e qarqeve Vorio-Epirote dhe 2 ditë pas protestës greke në Himarë, vërteton se Janullatosi nuk merret me vetëm me punët e fesë, por dhe të politikës e nacionalizmave shoviniste greke.
Por disa dokumente të Qendrës Kombëtare të Biznesit, faktojnë se Hirësia e Tij Janullatos, që lutet dhe punon për t’i sjellë e shpërndarë shqiptarëve dritën e njerëzimit, merret edhe me biznes të energjisë elektrike në Shqipëri.
Nën emrin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe në logon e Fondacionit “Kryepiskopi Anastas”, Junallatos ka marrë koncesionet për ndërtimin e 7 HEC-ve në zonën Librazhd-Pogradec, duke u regjistruar në tatime, si përfaqësues i tyre me afat për 35 vite.
Nga këto, 3 HEC-e quhen “Rapun 3”, “Rapun 3-A” e “Rapun 4”, të ndërtuar mbi lumin e Përroin Rrapun në Librazhd me emrin e kompanisë “C&-S Energy” që është 100% në pronësi të Fondacionit “Kryepshkopi Anastas”, me person tatimor të autorizuar kryepeshkopin Anasatas Janullatos, me vlerë investimi 25 milionë Euro, që Janullatos nuk deklaron ku i ka gjetur.

Për të fshehur gjurmët e koncesionit, Janullatos krijoji fillimisht firmën “Eko Vepra Sh.p.k” ku regjistroi 98% aksione të 3 HEC-e dhe firmën “C&-S Contruction sh.p.k” me 2%, por të dyja në pronësi të kompanisë “Energjia Ekologjike sh.p.k” të krijuar më 13 tetor 2011.

Koncesion tjetër, Janullatos ka 3 HEC-et “Llënge 1”, “Llënge 2” e “Llënge 3” në Mokër-Pogradec, të cilët janë ndërtuar brenda Kanionit të Llënges që është zonë e mbrojtur; por ka dhe 1 HEC në Proptisht-Pogradec, me firmën “Hidropower Elektrik” ku është ortak me 34.66%.
Më 21 dhjetor 2015, OSHEE ka bërë “Akt-Marrëveshje” me firmën kocesionare “C&S Energy”, për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike nga 3 HEC-et “Rapun 3”, “Rapun 3-A” e “Rapun 4” të Janullatosit, ndërsa në datën 28 maj 2016, OST ka miratuar futjen e energjisë në rrjetin e transmetimit, madje nga shitja ka pëfituar 5 milionë USD rimbursim TVSH-je.
Administrator i 7 HEC-ve të Janullatos, është zëvendësi e sekseri i tij At Harallamb Gjoka, i cili drejton dhe sektorin e propagandës greke në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Fakt/ Më 25 nëntor 2014, HEC-et e Janullatosit në Librazhd, u “bekuan” me prerje shiriti nga Babloku dhe Taulant Balla; ndërkohë që në nëntor 2009 me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Janullatosit, Presidenti Bamir Topi i dha dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Më 22 dhjetor 2017, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare, ndërsa më 1 shkurt 2019, presidenti grek Prokopis Pavlopulos e dekoroi me medaljen: “Për merita të shquara në përhapjen dhe mbrojtjen e helenizmit”, ndërsa në çdo festë ortodokse, Berisha, Metaj e Rama shkojnë ulen në gjunjë e i puthin dorën./Pamfleti
Lini një Përgjigje