Strategjia amerikane në këtë vrull të ri ndëshkimesh të rënda, duket se synon pikërisht rrëzimin e një “muri politik” që mazhoranca po krijon për njerëz si Ilir Beqaj...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet që shumë shpejt të shpallë një numër tjetër zyrtarësh Non -Grata.
Siç mësohet nga burime diplomatike, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë, por edhe për persona të politikës e biznesit, ku pjesa më e madhe i takojnë kampit të mazhorancës.
Qarkullojnë zëra se një nga të ndëshkuarit nga qeveria e Shteteve të Bashkuara do të jetë edhe ish-ministri Ilir Beqaj. Strategjia amerikane në këtë vrull të ri ndëshkimesh të rënda, duket se synon pikërisht rrëzimin e një “muri politik” që mazhoranca po krijon për njerëz si Ilir Beqaj.
Ndërkohë që për Arben Ahmetajn, apo edhe disa zyrtarë të tjerë, ka qenë Edi Rama që direkt dhe indirekt ka influencuar SPAK-un që të arrestojë ish-njerëzit e tij, për Beqajn, po bën çështë e mundur ta ndalë një hetim të qetë e të patrazuar të Prokurorisë Speciale në lidhje me korrupsionin në koncensionet e Shëndetësisë.
Madje media pranë qeverisë, kanë ushtruar presion publik mbi SPAK, që të përdorë ndaj Ilir Beqajt, të njëjtën procedurë penale si me Sali Berishën.
Kjo synon dy gjëra; së pari që të ndikojnë sa më shumë përmes presionit që të mos eskalojnë procedurat ndaj Beqajt, dhe e dyta për ta konsideruar ish-ministrin e Shëndetësisë si homologun e Berishës, në lidhje me dosjet që ka hapur SPAK, sa majtas e sa djathtas.
Ndaj Ilir Beqajt, përveç akuzave e denoncimeve për abuzime me fondet shtetërore, ka edhe një dosje të fortë amerikane, që e akuzon ish-ministrin e Edi Ramës, për presion e kërcënime ndaj gazetarit të Zërit të Amerikës.
Kur Ilir Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë, ka kërcënuar live Pëllumb Sulon, korrespondentin e ‘Zërit të Amerikës’ në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin rajonal, ndërkohë që gazetarët po ndiqnin një vizitë të Beqajt në mënyrë rutinore.
Ishte koha kur e gjithë qeveria ishte kapluar nga sindroma e arrogancës pa kufi dhe bënin si të fortë me të gjithë.
Ndërsa gazetari i ‘Zërit të Amerikës’ i bën një pyetje normale Ilir Beqajt në korridoret e spitalit rajonal të Shkodrës, ministri ja pret pa lidhje: “E paske trash zonin edhe ti o Pllum, ca bo kshu”. Ndërsa gazetari që zërin e ka përgjithësisht bariton, ja kthen se po bëj punë normale. Por Beqaj u besdis dhe nxit truprojën që ta kërcënojë gazetarin me fjalë pa edukatë. Por Pëllumb Sulo nuk intimidohet dhe nuk e lëshon kameran nga dora. Më pas ministri dërgon rojen private të Spitalit që të largojë gazetarin, i cili sërish nuk luan dhe i bën thirrje të mos e prekë, sepse është në krye të detyrës.
Pas incidentit, mësohet se Drejtori i atëhershëm i VOA-s, Elez Biberaj, harton një raport të plotë që ja dërgon Departamentit të Shtetit, i cili e ka në dosjen e Ilir Beqajt, por edhe të tjerëve.
Tom Doshi, miku e bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, në shpalljen e hershme Non- Grata nga qeveria e SHBA, përveç korrupsionit dhe krimit të organizuar, është shpallur edhe për kërcënimin që i bëri në vitin 2007, gazetarit të BIRN-it Besar Likmeta, i cili publikoi diplomën e Doshit si jurist në Universitetin e Tetovës./Pamfleti
Lini një Përgjigje