TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Janar 2024, 15:00

Të dhënat e deputetëve në treg të zi, hakerët nxjerrin në shitje dosjet e vjedhura në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Të dhënat e deputetëve në treg të zi, hakerët
Çdo gjë në shitje

Rrejti i hakerëve në grupin e tij në “Telegram” njofton se kanë nxjerrë në shitje të dhënat që kanë siguruar në sistemin e Kuvendit...

Në Shqipëri nuk ka më asnjë lloj privatësie. Të dhënat e çdokujt prej nesh kanë dalë në shitje në tregun e zi online dhe kushdo që paguan mund të sigurojë identitetet, të dhënat e targave, të dhënat e celularit, llogaritë bankare, etj.

Por së fundmi në “dark web” kanë përfunduar edhe të dhënat e deputetëve dhe gjithçka tjetër që hakerët kanë siguruar nga hakërrimi që i bënë Kuvendit pak ditë më parë.

Më 25 dhjetor “Homeland Justice” njoftoi se kishte sulmuar sistemet e kompanisë “One”, të SHISH, Kuvendit dhe disa institucioneve të tjera shtetërore. Kompania “One” u fut në kaos dhe nuk vonoi kur u bë me dije se ishin marrë të dhënat e secilit abonent dhe kishin dalë në shitje.

Por rrejti i hakerëve në grupin e tyre në "Telegram" njoftojnë se kanë nxjerrë në shitje dhe të dhënat që kanë siguruar te Kuvendi. Bëhet fjalë për shumë file dhe materiale që mbajnë të dhënat e deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit.

Nuk është ofendim të quash bishë një bishë. Riemërojeni! Kuvendi është i shenjtë; "Shtëpia e hipokrizisë" është një alternativë më e mirë. Shtëpia e gënjeshtrës, shtëpia e korrupsionit, shtëpia e letrave, çdo gjë tjetër përveç asaj që ju e quani tani”, shkruajnë hakerët.

Që prej një vit më parë, vendi ynë u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike, duke filluar nga sistemi TIMS dhe e-Albania. Hakerët nxorën në shitje thuajse çdo gjë. Madje thuhet se në shitje kanë dalë dhe të dhënat e sistemit TIMS, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. /Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje