Nuk ngopet kryebashkiaku i Tropojës, vijon të vjedhë pavarësisht se është nën hetim nga SPAK...
Rexhë Byberi i Bashkisë Tropojë duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vjedhjet. Edhe pse SPAK ka hapur dosjet e aferave në këtë bashki, Byberi vijon të vjedhë në mënyrë flagrante pa i bërë fare syri tërrt.
Përveçse gjithë tenderët ja ka dhënë djalit të xhaxhait të tij, Byberi këtë herë ka tenderuar 12 500 000 lekë karburant, pavarësisht shkeljeve që u gjetën nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin e 2023, mbi abuzimet në karburant, ku pjesa më e madhe e tij nuk justifikohej, kryetari Bashkisë Tropojë vazhdon me të njëjtin abuzim.

Por Rexhë Byberi nuk është ngopur me kaq. Vetëm për muajin Prill 2024 ka paguar nga buxheti i bashkisë 10 milion lekë dieta për udhëtime e shpenzime fjetje. Ku ishin punonjësit e Bashkisë Tropojë për një muaj të shpenzonin 10 milion lekë, një bashki e varfër dhe me mungesa të mëdha shërbimesh si furnizim me dru i shkollave, mjete pastrimi, energji, etj., arrin të shpenzojë 10 milionë lekë në një muaj. Dihet se këto dieta i përfiton kryetari dhe njerëzit përreth tij, edhe pa shkuar në asnjë vend po marrin dieta fiktive.
Pra duket se Rexhë Byberi po sfidon hapur SPAK. Nëse prokurorët nuk marrin masa sa më shpejt dhe ta çojnë shok qelie me kolegët e tjerë, batërdia duket se do të vijojë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje