Në fund të muajit shtator, filloi shkarkimi i pothuajse gjithë drejtorëve të emëruar nga Tomë Doshi në sektorët me pasuri, leje për parqe turistike, HEC-e, resorte, licenca e plazhe; që Edi Rama ia kishte lënë si “pashallëk privat” Tomës, nën maskën e gjoja aleancës PS-PSD, por që realisht ishte Pazar mes tyre...
Po jepen shenja të tjera konkrete, të divorcit të PS me PSD-në e Tomë Doshit, si dredhi e Edi Ramës, për të krijuar bindjen te SHBA-BE, se po shkëputet nga lidhjet dhe aleancat politike e qeverisëse me individët “non grata”, që drejtojnë parti e kanë deputetë në parlament.
Aktin e parë të ndarjes me Tomë Doshin, kryeministri Edi Rama e ka dhënë qysh në muajin nëntor 2022, kur shkarkoi si drejtuese politike të PS, Edona Bilali, ngaqë ajo ishte bërë “sulltanesha” e Shkodrës që zbatonte vetëm urdhrat e Tomë Doshit e bënte pazare në emër të tij.
Ndërsa më 4 shtator 2023; Edi Rama e shkarkoi edhe si ministre, duke thelluar ndarjen me Tomën,
Edona ishte ish-drejtoreshë marketingu e bizneseve të Tomë Doshit, katapultuar prej tij në qeveri dhe listën e deputetëve të PS.
Në fund të muajit shtator, filloi shkarkimi i pothuajse gjithë drejtorëve të Tomës, emëruar prej tij në sektorët me pasuri, leje për parqe turistike, HEC-e, resorte, licenca e plazhe; që Edi Rama ia kishte lënë si “pashallëk privat” Tomës, nën maskën e gjoja aleancës PS-PSD, por që realisht ishte pazar mes tyre.

Nëse në Shkodër, Pukë e Fushë-Arrëz, Babloku ka hequr pothuajse gjithë drejtorët e Tomë Doshit; aksioni i spastrimit të drejtorëve të tij, ka nisur dhe në Lezhë, Kukës, Dibër, Burrel, Tiranë, Durrës, Kavajë e Vlorë, duke i zëvendësuar me “rilindas”.
Sinjali tjetër i ndarjes Rama- Doshi, u dha më 1 shkurt 2024, kur PS shkarkoi Kryetaren e Këshillit të Qarkut-Shkodër, Marina Duhani, përfaqësuese e PSD, njëherazi këshilltare e Bashkisë Shkodër.
Kjo ndarje mes dy miqve e aleatëve pazarxhinj, kryetarë të dy partive të zhytura në korrupsion; ka dalë sheshit dhe në parlament, ku prej 4 muajsh pas aksionit të shkarkimit të ministres Edona Bilali e shkarkimit të drejtorëve përfaqësues të PSD, 3 deputetët e Tomë Doshit nuk po votojnë asnjë ligj të PS, duke mos marrë pjesë në votim.
P.sh., votimin e ligjit për rikthimin e basteve on-line më 15 shkurt, PS e realizoi me 72 vota, kur përveç 3 votave të munguara të saj, mungonin dhe 3 votat e deputetëve të Tomë Doshit, ndërkohë që para muajit tetor 2023, ata votonin çdo ligj të PS.
Ndarja ka nisur dhe në këshillat bashkiak, ku disa nga këshilltarët e partisë së Tomë Doshit, kanë filluar të mos votojnë më në grup me këshilltarët e PS, ndërsa shumica si p.sh., në Shkodër, Lezhë, Pukë Fushë-Arrëz, nuk po i binden urdhrit të Tomës./Pamfleti
Lini një Përgjigje